“Na tha do ju vras”- Hygerta Meta tregon planin si e “hoqi qafe” të atin: Ishte shtrirë, i thashë çohu, por ai nuk u befasua! Jam penduar, por…

Feb 26, 2024 | 12:43
SHPËRNDAJE

Krimi makabër në familjen Meta në Shënavlash të Durrësit ka marrë një tjetër kthesë. Vajza e Pëllumb Metës, Hygerta para trupës gjykuese ka deklaruar se krimin e ka kryer ajo, ndërsa tregon edhe si i lindi ideja për të vrasjen.

“Ai (Pellumb Meta) na tha do ju vras, isha prezentë! Të enjtën në tha do ju vras, pasi e refuzova për herë të dytë për fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë dhe u shtri. Unë mora armën, por ai nuk u befasua. I thashë çohu në këmbë, më tha ‘ik andej’. Isha dy metra larg, e qëllova, e kisha vendosur”.

Më pas 19-vjeçarja ka deklaruar se është penduar për krimin, por nuk ka kthim prapa.

“Arma ishte në sirtar në dhome të gjumit. Babai ka patur edhe kallash. Jam penduar, por nuk ka kthim prapa”, tha Hygerta Meta.

Ndërkohë  gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke caktuar për të tre femijet masen e sigurise arrest ne burg.

Ndërkohë avokati mbrojtjes kërkoi një masë më të lehtë sigurie për të tre fëmijët, por gjykata nuk e mori parasysh kërkesën dhe i la të tre në  burg.

Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta dhe djali i vogël, Amarildo akuzohen për fshehje dhe asgjësim të kufomës

LEXO EDHE: Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Hygerta Meta flet në Gjykatë: Për fejesë i thashë ‘jo’! Nga refuzimi kisha frikë se mos më vriste me…

Hygerta Meta mori përsipër autorësinë e krimit, gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 3 fëmijët e Pëllumb Metës

Dëshmia e Hygerta Metës:

Vëllai ka ardhur nga Italia! Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi qe i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur.

Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Babai ka patur konflikte kemi qenë prezent.

Pse nuk e keni denoncuar?

Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do ju vras, nese rrini do ju vras, edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pas ku te shkojmë. Ai nuk na ndante, kishte frike se mami i merrte pasurinë.

Si te lindi mendimi për vrasje?

Ai na ka thënë do ju vras! Isha prezentë. Te enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për here te dytën herë fejesën. Te shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ja tregova. Por ai nuk u befasua!

E qëllova! I thashë cou në këmbë më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg ne dhomë të ndenjes. Arma ishte ne sirtar në dhomë të gjumit. Ka patur arme ka patur edhe kallash. Jam penduar, por ska kthim.

LEXO EDHE: “Nuk e kam bërë unë”- Akuzohet se qëlloi të atin dhe së bashku me motrën e vëllain e varrosën, Hysen Meta: Ishte Hygerta që e vrau

Deshmia e Hysen Metes

“Cili ishte shkaku që arritët sipas dyshimeve për këtë vepër”, iu drejtuar ai Prokurorisë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”.

LEXO EDHE: “Babai nuk na dëgjonte për asgjë”- Amarildo Meta tregon ku ndodhej në momentin e krimit: Kishte konflikte me të gjithë familjen

Deshmia e Amarido Metes:

Ai është shprehur se ka qenë në punë dhe nuk ka parë asgjë në momentin që ndodhi krimi.

I riu shtoi se babai nuk i dëgjonte për asgjë dhe se kishte konflikte me të gjithë në familje.

“Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë”, tha Amarildo Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura