“Nuk e kam bërë unë”- Akuzohet se qëlloi të atin dhe së bashku me motrën e vëllain e varrosën, Hysen Meta: Ishte Hygerta që e vrau

Feb 26, 2024 | 12:28
SHPËRNDAJE

Hysen Meta, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje të atin Pëllumb Meta dhe së bashku me motrën e vëllain e varrosën, ka ndryshuar deklaratën e tij duke mohuar të jetë i përfshirë në krim.

Ai ka deklaruar se ishte motra e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta e cila e qëlloi të atin me pistoletë, duke pranuar se ka qenë prezent në momentin kur ndodhi krimi mesditën e 10 shkurtit.

“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër”, iu drejtuar ai Prokurorisë pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasje.

Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai”, shtoi 25-vjeçari.

Akuzat ndaj fëmijëve

Tre fëmijët e viktimës, Hysen Meta, Amarildo Meta dhe Hygerta Meta ndodhen sot (26 shkurt) ku do të njihen me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për tre fëmijët, të cilët më 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën.

Prokurorja Suela Behluli ka lexuar dosjen hetimore, ku ndër të tjera aka thënë se vrasjen e ka kryer djali i madh Hysen Meta, ndërsa dy fëmijët e tjera kanë fshehur kufomën.

“Ne datën 13 Shkurt Hysen Meta ka denoncuar se babai është larguar dhe nuk është kthyer prej dt 10. Mjeti është gjetur ne zonën e pishave pranë fshatit Rinia. Nuk janë gjetur gjurme . Ne kros kot u gjeten dokumentet e makinës. Pati dyshime.

Hygerta Meta deklaroi ne polici se e ka vrare ajo! U gjeten tre plage me arme zjarri! Ne divan u gjet nje gëzhojë ne sirtarin

U ri pyet Hygerta  dhe tha se e ka vrare vëlla. Hygerta tha se e ka lidhur kufomën. Kane qene ne banese Hygerta dhe vëllai. Hyseni e ka qëlluar me katër plumba

Me pas dy vëllezërit e kane varrosur ne kasolle. Me pas dy djemtë e kane mare mjetin dhe e kanë lene ne zonën e pishave ne Fshat Rinia. Kërkojmë mase sigurie Arrest me burg”, ka lexuar Prokurorja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura