Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Hygerta Meta flet në Gjykatë: Për fejesë i thashë ‘jo’! Nga refuzimi kisha frikë se mos më vriste me…

Feb 26, 2024 | 12:36
SHPËRNDAJE

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta nga tre fëmijët e tij në Shënvlash të Durrësit.

Vajza e viktimës, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila ishte e dyshuara e parë për krimin, ka dëshmuar sot në gjykatë se ka i ka thënë ‘jo’ të atit për të lidhur fejesë me një djalë nga fshati.

E reja është shprehur se para se të kryente krimin i ati i kishte thënë për herë të dytë për fejese por ajo kishte refuzuar sërish, dhe ka nga refuzimi që ka bërë, pretendon se i ati mund ta vriste.

Ndër të tjera, Hygerta Meta shprehet se i ndjeri ka pasur konflikte me të gjithë familjen, por ka pasur frikë të denoncojë.

“Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do ju vras, nëse rrini do ju vras, edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pas ku te shkojmë”, ka rrëfyer ajo.

19-vjeçarja ka pranur krimin dhe është shprehur e penduar: “Jam penduar, por ska kthim.”

Dëshmia e Hygerta Metës: Vëllai ka ardhur nga Italia! Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi qe i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejese dhe më kërcënoi mua dhe mamanë ‘do ju vras’. Mamanë e kish kërcënuar edhe për një portokall që kish këputur.

Me mamanë ka patur konflikte me dhunë dhe e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Babai ka patur konflikte kemi qenë prezent.

Pse nuk e keni denoncuar?

Kisha frike ta denoncoja. Mund te na vriste ai ose njerëz të fisit të vet. Babai na ka thënë do ju vras, nese rrini do ju vras, edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pas ku te shkojmë. Ai nuk na ndante kishte frike se mami i merrte pasurinë.

Si te lindi mendimi për vrasje?

Ai na ka thënë do ju vras! Isha prezentë. Te enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për here te dytën herë fejesën. Te shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ja tregova. Por ai nuk u befasua!

E qëllova! I thashë cou në këmbë më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg ne dhomë të ndenjes. Arma ishte ne sirtar në dhomë të gjumit. Ka patur arme ka patur edhe kallash. Jam penduar, por ska kthim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura