Mustafa Nano: E vërteta mbi nënën e Skënderbeut, pse u nervozova

Sep 13, 2017 | 15:49
SHPËRNDAJE

 Mustafa Nano nuk heq dorë nga qasja e vet provokuese karshi temave që lidhen me historinë e shqiptarëve, fetë dhe identitetin. Pavarësisht se sa “skandaloze” mund të jenë deklaratat e tij, sidomos nga pozitat e një ateisti, Nano thotë se nuk duhet të ketë tabu për asnjë temë dhe përplasjet mund të shmangen vetëm duke folur dhe duke bërë të qarta qëndrimet tona.

b6fd1666-e37d-4b89-8678-700f399ebdfc

Publicisti Mustafa Nano ishte i ftuari i radhës në Forumet e Universitetit Europian të Tiranës, me temë “Reformizmi vs Populizmi”, ku përgjatë 90 minutave iu përgjigj pyetjeve të pedagoges Belina Budini, por edhe të të pranishmëve në sallë mbi çështjet që ai prek në veprat e tij, atë më të fundit “Sandëich: A është mirë me qenë shqiptar?” apo atë më të herët, “Unë jam gegë”. Çështje që ngjallën jo pak debate dhe kundërshtime, që përfshiu studiues e shkrues në rrjetet sociale. Nuk munguan edhe replika, sidomos me studiues të njohur në lëmë të historisë e antropologjisë.

Sigurisht që nuk e pati aspak të lehtë Nano përballë një paneli, në përbërje të të cilit ishte historiani osmanolog Dritan Egro, i cili ka shprehur i pari rezervat e tij mbi “Sandëich”-in, për “guximin” e publicistit, për “burimet e njëanshme”; historianin Ferid Duka apo antropologun Aleksandër Dhima, i cili i ka kushtuar jetën studimit antropologjik të shqiptarëve të Jugut e të Veriut, toskë e gegë.

Pavarësisht një “sikleti” përpara autoriteteve të tilla, Nano u qëndroi bindjeve të tij. Pyetje-përgjigjet, si dhe debati i mëpastajmë u mbështetën në kriteret shkencore të përdorura nga Nano në librin e tij, në çështjen e shumëpërfolur të prejardhjes së nënës së Skënderbeut, në harmoninë fetare dhe reformizmin e islamit apo të feve në përgjithësi, në Shqipëri. Nuk mbeti jashtë diskutimit edhe Akademia e Shkencave, që është temë e ditës.

S’KA TEMA TABU

Mustafa Nano nuk pretendon të jetë historian, madje edhe nëse ai bën gabimet e veta, e rëndësishme është të flitet dhe të hapet një ballafaqim. Sipas tij, harmonia fetare që ne pretendojmë do të shkërmoqet, nëse nuk flasim për fetë. “Ka një lloj konsensusi edhe mes akademikëve, për të mos prekur ca gjëra, për të mos i thënë ca gjëra, për t’i mbajtur për vete. Unë vetë, në mënyrë intuitive mendoj që të gjitha temat duhet t’i nënshtrohen debatit. Nuk ka asnjë temë tabu.

Për shembull, ne nuk flasim për fetë. Kështu ka qenë gjithnjë, që në kohën e Rilindjes. “Të mos flasim, se na dalin ca gjëra, na del që hendeku mes nesh ëhstë i madh”, mendojmë ne. Kjo harmoni fetare që ne e ruajmë sot si vlerë, ka për t’u prishur në një të ardhme nëse ne nuk flasim. Nga reagimet në rrjetet sociale po e shohim se sa harmoni fetare kemi! Ajo çka shkruhet nëpër rrjetet sociale është Shqipëria reale. Ne duhet të flasim. Unë duhet ta them realisht atë që mendoj.

Duke ekspozuar qëndrimet tona, ne kemi mundësi që t’i përafrojmë ato, në të kundërt nuk kemi se çfarë përafrojmë. Një mysliman duhet ta dijë që unë mendoj, fjala vjen, se Muhameti ka qenë një burrë dosido, e jo një profet; apo një i krishterë duhet ta dijë, fjala vjen, që unë mendoj se ajo fabula e ngjalljes së Krishtit ditën e tretë është një nonsense.

Ata duhet ta dinë që ka edhe njerëz që mendojnë kështu, ahstu si duhet ta dimë edhe ne të tjerët që ka myslimanë që nuk duan t’ia dinë për kombin, që Skënderbeun e kanë një personazh që nuk u thotë asgjë, etj, etj. Dhe mbi këtë bazë mund të ngrihet një ballafaqim, si bëhet edhe SHBA, në Britaninë e Madhe e kudo”.

KËRCËNIMI ISLAM NDAJ EUROPËS

“Konvertimi në fenë islame është proçka më e madhe që kanë bërë shqiptarët në historinë e tyre. Po kësaj gjëje nuk kemi se ç’t’i bëjmë tanimë. Myslimanët janë këtu, janë tanët, janë shqiptarë me titull të plotë, dhe këtu kanë për të qenë jetë e mot, derisa të ekzistojë Shqipëria”. Mendimin e shprehur në librin e tij “Sandëich”, Mustafa Nano e përsëriti në “Forumet” e UET.

Çështja e islamit dhe e feve është një nga temat më të preferuara të Nanos. Si një ateist i deklaruar, ai e ndien veten të lirë të flasë lirshëm si për njërën fe, ashtu edhe për tjetrën, pa u ndier në “konflikt interesi”. Ai ndau me të pranishmit njëlloj “reformizmi” që po bën me veten, duke mos rënë më dakord me mendimet majtiste për vlerat e multikulturalizmit, që rrezikojnë sot Europën, që për të është krijesa më e mirë e historisë së njerëzimit.

Sipas tij, ky rrezik po vjen nga dorëzimi i Europës karshi presionit të islamit, i cili është bërë i paprekshëm, në të kundërt mund të quhesh islamofob, në një kohë që për krishterimin mund të thuhet dhe të botohet gjithçka. “Europa dhe sidomos establishmentet politike janë duke u dorëzuar përballë presionit që vjen nga myslimanët, të cilët, sigurisht, janë duke kërkuar të drejtën e tyre për të jetuar në bazën e traditës që kanë.

Këtu kemi arritur në një pikë, që për Jezu Krishtin mund të thuash çfarë të duash, mund të përdorësh termat më të rëndë. Janë bërë dhe libra kritikë, fyes, skualifikues për Jezu Krishtin, për krishterimin, ndërsa për islamin nuk thua dot gjë. Dhe po të thuash, të quajnë islamofob. Ose të thonë “pse po na ofendoni?”. Të vjen t’u thuash: ‘Po ofendoheni? Ok, shumë mirë, ofendohuni, punë e madhe. Ju duhet të mësoheni të ofendoheni, ashtu si janë mësuar edhe të krishterët’. Dhe këtu, intelektualët europianë të së majtës janë bashkuar.

Ka njëlloj solidariteti me të gjithë atë pjesë myslimane solidariteti me të gjithë atë pjesë myslimane, që shfaqet lëkurëhollë në këto rrethana, dhe unë këtë lloj asimetrie nuk e kuptoj. Kjo lloj asimetrie, nëse lejohet të vazhdojë kështu, do të ndryshojë Europën. Unë mendoj që njerëzit kanë të drejtë ta thonë atë që mendojnë për krishterimin, por kanë edhe të drejtë ta thonë atë që mendojnë për islamin”, tha Nano.

REFORMIMI” I ISLAMIT

I nxitur nga diskutimi dhe pyetjet e Henri Çilit, Mustafa Nano u shpreh pesimist sa i takon mundësisë së “reformimit” të islamit, ndërkohë që hodhi si ide që shqiptarët mund të “eksportojnë” “islamin e tyre” në Europë. Një islam i ndarë nga shteti dhe me prirje perëndimore, që mbijetoi për 5 shekuj. “Reformimi, kjo është një çështje që po diskutohet. Bota islame është në një krizë, ka probleme. Ka shumë intelektualë, klerikë e teologë që janë në krahun reformator.

Mirëpo ka një problem, sepse shpeshherë i referohemi Martin Luterit: Pse s’po del një Martin Luter në botën islame? Ka një diferencë shumë të madhe mes Martin Luterit dhe gjithë reformatorëve të tjerë të shek. XVI dhe XVII. Ata dolën me idenë që “të krishterët i kanë ikur mesazhit origjinal të Jezu Krishtit, prandaj ne duhet të kthehemi në burim; dhe ky ishte thelbi i reformës: rikthimi te burimi”.

Ndërsa tek bota islame është sfida e kundërt. Nuk është se myslimanët i kanë ikur burimit. Ata po insistojnë të rrinë te versioni burimor i Islamit, dhe në këto rrethana reformim i tij do të thotë t’i ikësh burimit, t’i ikësh shekullit VII e të vish në shekullin XXI. Prandaj, Në atë botë duhet një Martin Luter që të funksionojë në të kundërt. Por kjo nuk më duket e mundur. Ndërsa në Shqipëri, zgjidhjen e shoh shumë të qartë. Islami shqiptar është islam i vjetër. Ne shqiptarët duhet të mësojmë nga Europa, sepse jemi axhaminj në demokraci, në politikë, e në fusha të tjera të modernitetit…, por ne islamin e kemi tonin, bile në ka fushë ku ne mund të themi që nuk kemi nevojë për të mësuar, është islami.

Është ‘islami ynë’, i ‘markës shqiptare’, me të gjitha tiparet që ka. Këtu vetë komuniteti duhet t’i dalë për zot kësaj tradite. Madje, këtu e shoh zgjidhjen e problemit fetar në Shqipëri: Myslimanët duhet të rikuperojnë traditën e tyre të Islamit, që është laik, properëndimor, atdhetar”, tha Mustafa Nano, duke hedhur një tezë, që aty për aty u kundërshtua nga një prej pedagogëve të UET-së, por që nuk preferoi të zgjatej në argumente, duke premtuar se “gabimeve” të Nanos do t’u përgjigjej në shtyp.

PËR ORIGJINËN E NËNËS SË SKËNDERBEUT

Të ftosh Mustafa Nanon në një forum, nuk mund ta lëshosh të ikë pa iu kthyer edhe një herë asaj temës së nxehtë për origjinën e nënës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Gjatë një bisede me studentë, Nano do të thoshte se Vojsava ishte serbe dhe kaq mjaftoi që t’i vërsuleshin studiues e publicistë, ndërsa në rrjetet sociale do të linçohej. Një situatë që do të nxiste zemërimin e Nanos, që do të kalonte deri në fyerje për ata që iu kundërvunë, si studiuesin Moikom Zeqo, që e krahasoi me një “të sëmurë psikik”.

Por më pas do të duhej t’i kërkonte ndjesë Zeqos për fyerjen, por pa u tërhequr nga qëndrimet e tij, sa u takon çështjeve në fjalë. “Ai debat na turpëroi të gjithëve. E gjithë shoqëria dhe media u morën me një debat që u ngrit mbi një asgjë. Një debat që zgjati me javë të tëra”, tha Nano. Sa i takon deklaratës që nëna e Skënderbeut është serbe, ai u shpreh se nuk është i sigurt për këtë, veçse ka cituar disa burime, siç ka bërë edhe në rastin kur thotë se nuk është e provuar 100% se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Për këtë të fundit ai thotë se ka shfrytëzuar disa burime të besueshme, mes të cilëve edhe Eqrem Çabej.

“Unë bëra një gabim, gjatë bisedës me studentët në Vlorë u shpreha “ajo ishte serbe”, kur në kokë e kisha “sllave”, siç e kam dhe në libër, por reagimi erdhi në të nxehtë dhe shumë nervoz. Mua më shokoi reagimi dhe paniku akademik, i natyrës “ça thotë ky”, a thua se unë po thosha që nëna e Skënderbeut është gamile apo gjirafë. Ndërkohë që thashë është sllave.

Martesa mes sllavëve dhe shqiptarëve ka qenë diçka rutinore. Kështu që ky lloj paniku akademik m’u duk shenjë e faktit që shoqëria jonë mbytet me një pikë ujë. Nuk kishte asnjë arsye për të bërë gjithë këtë debat, edhe sikur ta merrnim për një sajesë timen, provokacion timin, edhe sikur të mendohej se unë kisha motivime të liga, që unë u shërbej sllavëve apo grekëve, edhe sikur ta merrnim kështu, nuk është se thashë ndonjë gjë që do trondiste në themele kombin shqiptar.

Thashë një gjë që në atë periudhë mund të ndodhte fare mirë, siç u ndodhi vëllezërve dhe motrave të Skënderbeut, që u martuan me sllavë”, tha Nano. Edhe një herë ai do të thoshte se nuk e kuptonte thirrjen “Mjaft, mjaft”, të Moikom Zeqos, aq sa edhe qëndrimin “kualifikues” të Artan Shkrelit që e quante këtë “një tezë serbe”.

Mustafa Nano: Proçka më e madhe e shqiptarëve është konvertimi në myslimanë
Publicisti dhe gazetari Mustafa Nano ishte i ftuar në Forumet UET, në një debat me pedagogët dhe studentët e Universitetit Europian të Tiranës mbi tezat e tij për fenë dhe identitetin kombëtar, që kanë ngjallur debat publik
IMG_8676 
Islami nuk duhet të jetë një temë tabu për debatin publik në vend. Mustafa Nano, gazetar, publicist dhe autor i disa librave që kanë ngjallur debat, beson se liria e fjalës duhet të zbatohet edhe kur vjen fjala për tema të ndjeshme, siç janë ato fetare. Ai e sheh debatin e hapur si mënyrën më të mirë për t’u përballur me sfidën e marrëdhënieve mes feve.
Pas publikimit të një analize të gjatë në gazetën Mapo me titull: “Politically incorrect: Çfarë nuk shkon sot me Islamin shqiptar?” Nano e preku sërish temën në një debat me studentët dhe pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës të martën në mbrëmje i ftuar në formatin e Forumeve UET me temë “Reformizmi vs Populizmi”.
Sipas tij nuk duhet të ketë temë tabu. Ashtu siç është folur mbi krishtërimin, Jezu Krishtin, ashtu siç janë bërë për këta me dhjetra libra kritikë, ashtu duhet të flitet e debatohet, madje dhe të bëhet humor edhe me islamin dhe profetin Muhamed. Sipas Nanos, Europa është dorëzuar përballë islamit dhe rrezikon t’i bëjë varrin vetes, qytetërimit të saj në të ardhmen.
“Konvertimi në fenë islame është proçka më e madhe që kanë bërë shqiptarët në historinë e tyre”, pohon Nano.
“Po kësaj gjëje nuk kemi se ç’t’i bëjmë tanimë. Myslimanët janë këtu, janë tanët, janë shqiptarë me titull të plotë, dhe këtu kanë për të qenë jetë e mot, derisa të ekzistojë Shqipëria”, saktësoi ai.  Më tej ai thekson se tradita islame që kanë shqiptarët ka një dimension properëndimor që duhet ruajtur.
Europa dhe sidomos establishmentet politike janë duke u dorëzuar përballë presionit që vjen nga muslimanët, të cilët sigurisht, janë duke kërkuar të drejtën  e tyre për të jetuar në bazën e traditës që kanë.
Këtu kemi arritur në një pikë, që ti për jezu krishtin mund të thuash cfarë të duash, mund të përdorësh termat më të rëndë, janë bërë dhe libra.. kritikë, fyes, skualifikues për për profetin e të krishterëve, për Krishtërimin, ndërsa për islamin ti nuk thua dot gjë. Askush nuk thotë dot gjë. Të gjithë janë dorëzuar në këtë klimë. Dhe po të thuash diçka, të thonë islamofob.
Ose të thonë “pse po na ofendoni?”. Të vjen t’u thuash: ‘Po ofendoheni? Ok, shumë mirë, ofendohuni, punë e madhe. Ju duhet të mësoheni të ofendoheni, ashtu si janë mësuar edhe të krishterët’.
Dhe këtu intelektualët europianë të së majtës, janë bashkuar, ka një lloj solidariteti me të gjithë atë pjesë muslimane që shfaqet lëkurëhollë në këto rrethana, dhe unë këtë lloj asimetrie nuk e kuptoj dhe kjo lloj asimetrie, nëse lejohet të vazhdojë kështu, do të ndryshojë Europën.
Unë mendoj që njerëzit kanë të drejtë ta thonë atë që mendojnë për Krishtërimin, por kanë edhe të drejtë ta thonë atë që mendojnë për islamin.”- theksoi ndër të tjera Nano.
A ka nevojë islami shqiptar për reformim? Kjo pyetje sipas Nanos nuk qëndron nëse do ta krahasonim me reformimin që ndodhi me Krishtërimin.
“Reformimi, kjo është një gjë që që po diskutohet, reformimi i botës islame, sepse bota islame është në një krizë, ka probleme. Ka shumë intelektualë, klerikë e teologë të Islamit që janë në krahun reformator.
Mirëpo ka një problem, sepse shpesh herë i referohemi reformacioni europian, dhe themi: pse s’po del një Martin Luter në botën islame? Harrojmë se është një situatë krejt tjetër. Martin Luteri dhe gjithë reformatorët e tjerë të shek. 16 dhe 17 dolën, duke thënë se ‘të krishterët i kanë ikur mesazhit burimor, mësimeve të Krishtit, prandaj duhet të kthehemi atje, në burim’. Ndërsa tek bota islame ëshstë sfida e kundërt. Myslimanët nuk është se i kanë ikur burimit.
Ata po insistojnë të rrinë te versioni burimor i Islamit, dhe në këto rrethana reformim i Islamit do të thotë t’i ikësh burimit, t’i ikësh shekullit VII e të vish në shekullin XXI. Praandaj, nuk mendoj se ka nevojë për një Martin Luter, nuk mendoj se ëhstë kjo ajo që i duhet Islamit. Prandaj, jam një çik pesimist për reformën e islamit në botë. Ndërsa në Shqipëri, zgjidhjen e shoh  shumë të qartë, islami shqiptar është islam i vjetër. Ne duhet të mësojmë nga Europa sepse jemi axhaminj, duhet të marrim prej saj demokracinë, kulturë politike, e mjaft gjëra të tjera, por përsa i takon Islamit nuk kemi se ç’të mëspjmë.
Ne jemi më ustallarë se ata në këtë pikë, pasi islamin e kemi tonin, e kemi të vjetrë, e kemi 500 vjecar. Kemi një islami tonin, të markës shqiptare me të gjitha tiparet që ka. Këtu vetë komuniteti duhet t’i dalë për zot kësaj tradite. Madje, këtu e shoh zgjidhjen e problemit fetar në Shqipëri:”Myslimanët duhet të rekuperojnë traditën e tyre të Islamit, që është laik, properëndimor, atdhetar”.
 
Nëna e Skënderbeut, “shoqëria u mbyt në një pikë ujë”
Debati më i nxehtë i verës në media ka qenë padyshim deklarimi i Nanos se nëna e Skënderbeut, Vojsava Tribalta, ka qenë sllave”, por autori i thënies beson se debati që lindi prej kësaj thënieje times, e që zgjati disa javë rresht, e që u zhvillua me tone të nxehta, “tregoi se shoqëria shqiptare mbytet me një pikë ujë. As që ishte nevoja e atij debati; unë mendoj se ai debat, i ngritur mbi një çikërrimë, madje mbi asgjë, na turpëron të gjithëve”.
Pastaj vijoi: “Unë bëra një gabim, gjatë bisedës me studentët në Vlorë u shpreha “ajo ishte serbe”, në një kohë që në kokë e kisha “sllave”, por reagimi erdhi në të nxehtë dhe shumë nervoz. Mua më shokoi reagimi dhe paniku akademik, i natyrës “ca thotë ky”, a thua se unë po thoja që nëna e Skënderbeut  është gamile apo xhirafë. Ndërkohë që thashë është sllave.
Martesa mes sllavëve dhe shqiptarëve ka qenë diçka rutinore, diçka që ndodhte shumë më shopesh se saa e mendojmë sot. Kështu që ky lloj  paniku akademik m’u duk shenjë e faktit që shoqëria jonë mbytet me një pikë ujë.
Nuk kishtë asnjë arsye për të bërë gjithë këtë debat, edhe sikur ta merrnim për  një sajesë timen, provokacion timin, apo për një gjë të thënë nën motivime të liga, që unë u shërbej sllavëve apo grekëve, edhe sikur ta merrnim kështu, nuk është se thashë ndonjë gjë që do trondiste në themele kombin shqiptar. Thashë një gjë që në atë periudhë mund të ndodhte fare mirë, siç i ndodhi vëllezërve dhe motrave të Skënderbeut, që u martuan me sllavë”- komentoi Nano.
 
Akademia, në gjumë, e izoluar, pa asnjë ndikim
I përfshirë në debatin për reformimin e Akademisë e Shkencave pas denoncimit publik të profesor Artan Fugës se ishte kërcënuar, Mustafa Nano, tha kritikoi mendësinë e “heshtjes” e të “izolimit” së akademikëve, por e cilësoi Fugën të “llastuar”.
“Në lidhje me Artan Fugën më bëri përshtypje një eksitim i tij, në momentin që Sali Berisha u shfaq solidar me të, në momentin që ky i fundit e ushqeu sendërgjinë e kërcënimit që medemek i ishte bërë Fugës.
Zhurma lidhur me kërcënimin ishte një llastim i pakuptueshëm i Fugës. Dhe Fuga, në vend që ta prapësonte solidaritetin e Berishës, në vend që t’i thoshte se “nuk ëhstë nevoja, nuk ka nevojë ta teprojmë”, e përshëndeti me shumë ngazëllim. Në një kohë që Berisha kish thënë se “kërcënimin e kish bërë Noriega i Shqipërisë”.
Ky lloj eksitimi i Artan Fugës në këtë rrethanë më bëri shumë përshtypje. Sigurisht e mbështes  atë në lidhje me kauzën që po përfaqëson, më vjen mirë që kauza e tij ka fituar terren, sepse më duket që ka të drejtë, akademia e shkencave është një gjë e antrofizuar, sipas meje”- u shpreh Nano.
Ndërsa akademinë ai e cilësoi “një institucion akademik të izoluar”. “Akademikët kanë krijuar një kullë të fildishtë, nuk marrin pjesë në asnjë lloj  debati që bëhet, të natyrës publike, gjithë bota po zien nga debati për  fetë, nga debatet mbi konfliktin e qytetërimeve, në Shqipëri gjithashtu ky debat është i kohës, dhe do të jetë gjinjë i kohës. Mirëpo akademikët heshtin, nuk ndihen”, tha Nano, duke shtuar se ka përjashtime, megjithatë, me akademikë që përfshihen realisht në debate. 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura