Murinjo përgëzoi Juventusin për Ronaldon, por ka edhe një paralajmërim

Jul 27, 2018 | 19:06
SHPËRNDAJE

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhose Murinjo është shprehur se vajtja e Kristiano Ronaldos te klubi i Juvetnusit, do ti bëjë mirë futbollit italian. Ai u shpreh se portugezi do ta rrisë akoma edhe më shumë supermacinë e Juventusit por nuk duhet të harrohet se ardhja e tij mund të motivojë klubet e tjera të Seria A për të marrë titullin.

hoze murinjo

“Unë mendoj se mund të jetë një motivim ekstra për rivalët e Juventusit. Ndoshta kjo supermaci e Juventusit mund tu japë motivim skuadrave si Milan ,Roma, Inter apo Napoli për ta dëshiruar akoma edhe më shumë titullin.”-u shpreh Murinjo

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura