Mungesat ‘VIP’, cilët ishin 3 emrat e rëndësishëm që nuk shkuan dje në Këshillin Kombëtar të PD

Apr 21, 2018 | 8:42
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike mblodhi dje për herë të parë Këshillin kombëtar për te miratuar statutin e ri te kësaj force politike.

Por ajo që nuk pritej ishte mungesa e emrave të rëndësishëm dhe me peshë në historinë e selisë blu.

berisha1

Kështu, në këtë mbledhje mungoi themeluesi, ish kryetari i PD, Sali Berisha. Ndonëse, siç mësohet, ai ishte në Tiranë, Berisha u mjaftua vetëm me një status ku akuzonte ministren e shëndetësisë.

Mungesa e dytë është ajo e ish presidentit Bujar Nishani. Ndonëse ka deklaruar si do të vijojë karrierën politikë në PD, nishani nuk është ka nisur ende të bëjë ‘jetën politike’ në strukturat e selisë blu qëkur la presidencën.

nishani

Siç mëson panorama, mungesa e tretë është ajo e Eduard Selamit. Pak ditë më parë ai bëri një status ku kritikonte Bashën, por vetëm kaq pasi sot nuk u duk në selinë blu.

selami

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura