Mundi koronavirusin së bashku me bashkëshorten, Idris Elba tregon efektet traumatike të infektimit me COVID-19: Ndikoi në shëndetin tim mendor

Jul 14, 2020 | 15:19
SHPËRNDAJE

Idris Elba ka rrëfyer se infektimi me koronavirus ka pasur një ndikim traumatik në gjendjen e tij mendore.

Aktori dhe bashkëshortja e tij  Sabrina Dhowre rezultuan pozitiv me COVID-19, në fillesat e shpërthimit të pandemisë.

Ai tha se është rikuperuar plotësisht si edhe ndihet me fat që është gjallë dhe ka mundur koronavirusin.

Por 47-vjeçari shtoi se infektimi me virusin i shkaktoi probleme të shëndetit mendor.

“Unë isha asimptomatik. Mendërisht më goditi shumë sepse nuk diheshin shumë gjëra rreth virusit. Ndikimi mendor që pati tek unë dhe bashkëshortja ime ishte shumë traumatik,”- tha aktori në një intervistë për Radio Times.

Ndërsa më pas shtoi: “Më duhej izolimi për ta kapërcyer atë. Dhe bota me të vërtetë kishte nevojë për izolim.”

Aktori tha se gjëja më e mirë që bëri është ndarja e diagnozës me njerëzit.

“Unë dhe bashkëshortja ime ndiheshim sikur bëmë gjënë e duhur që folëm. Tani për tani ndihem mirë. U zgjova këtë mëngjes dhe nuk kisha asnjë simptomë,”- tregoi Idirs Elba.

Në prill, aktori sugjeroi që njerëzit në botë duhej të kalonin të paktën një javë në karantinë çdo vit, si një kujtesë të asaj çfarë ndodhi.

/Panoramaplus.al

Cast member Idris Elba, right, and Sabrina Dhowre Elba arrive at the Los Angeles premiere of “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw” on Saturday, July 13, 2019, at the Dolby Theatre. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura