Mund të jetë vdekjeprurëse, mësoni arsyen pse nuk duhet t’i shkulni kurrë qimet e hundës

Jan 15, 2020 | 19:36
SHPËRNDAJE

Qimet e hundës tuaj luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e gjithsecilit dhe ka një arsye shumë të fortë pse nuk duhet t’i shkulësh ato. Ekipi i “Business Insider” bisedoi me doktor Erich Voigt, një otolaringolog në Universitetin e New York, i cili përshkroi atë që ndodh në hundën tuaj me qimet që filtrojnë frymëmarrjen tuaj çdo ditë.

vajze

Ekzistojnë dy lloje të qimeve të hundës që janë thelbësore: ato që mund të shihni dhe dëshironi t’i hiqni të quajtura vibrissae, dhe qilimat mikroskopike, të cilat janë përgjegjëse për filtrimin e mukusit dhe lëvizjen e tij në pjesën e prapme të hundës, ku mund të hyjë në stomak.

Vibrissae janë përgjegjëse për të mbrojtur hundën nga mbeturinat më të mëdha që tentojnë të hyjnë gjatë frymëmarrjes.

Nëse i heq ato qime, mikrobet dhe grimcat pranë folikulave mund të futen brenda dhe të shkaktojnë infeksion.

Zona në fytyrë midis gojës dhe hundës, e cila quhet ndryshe edhe si “trekëndëshi i rrezikut”, sepse është mjaft e ndjeshme dhe çdo infeksion që krijohet mund të kalojë në tru.

Kjo për shkak se të njëjtat vena, që mbajnë gjak jashtë hundës takohen me venat që bartin gjak edhe nga truri. Prandaj këto mikrobe mund të çojnë në kushte si meningjiti ose abscesi i trurit (një lloj tjetër i inflamacionit dhe enjtjes që ndodh në tru, në lidhje me një infeksion).

Këto lloje të infeksioneve janë të rralla, por ato mund të shkaktojnë probleme serioze për njerëzit me sistem imunitar të dobët. Ndërsa në varësi të llojit të infeksionit rreziku mund të jetë vdekjeprurës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura