“Mund të hysh në histori ku të pshurrin tek varri”/ Rama i përgjigjet Aurel Plasarit: Kur flet për politikën e ditës është….

Jun 6, 2019 | 23:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj studiuesit të njohur Aurel Plasari, i cili tha pak ditë më parë se Rama kishte hyrë në histori por jo si ngjarje historike, duke shtuar se në histori hynë edhe ata që i urinojnë tek varri, duke nënkuptuar Enver Hoxhën.

edi-rama-2-1024x693

Rama thotë se Plasari nuk mund të flasë për politikën e ditë.

Pjesë nga biseda në “Real Story”:

Gjekmarkaj: A keni frikë që në jetën e përtejme do të vijnë dhe t’ju me nder….

Edi Rama: Profesor Plasarin e dëgjoj kur flet për letërsinë dhe historinë, por kur flet për politikën është kohë e humbur. Fatkeqësia e tij që kujton se mund të flasë për politikën nuk e ka haberin. Jetën e gjatë apo të shkurtër e cakton tjetërkush. Unë di një gjë; brenda nuk kemi mundësi të ekspozojmë çfarë kemi. Unë mund të bëj gabime patjetër. Mund të mos arrij dot t’i bëj të gjitha gjërat, por unë gjithmonë prirem për të bërë një gjë të drejtë dhe jo për t’i bërë një gjë të shtrembër të tjerëve aq më pak për të përfituar. Unë nuk jam këtu për karrierë politike. Në qoftë se ne do të shpërblenim politikën e destruksionit ekstrem, ne do të hynim në një epokë politike ku destruksioni do të vendoste rregulla. Të flasë Aurel Plasari për politikën e ditës është një dhimbje.

“Atentate me metoda neofashiste ndaj demokracisë”, Plasari: Rama mund të hyjë në histori që bëri zgjedhje pa opozitën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura