“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm”/ Basha në kryesinë e PD: Nuk duhet t’i dhurojmë pushtet armikut të demokracisë! T’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit…

Jun 18, 2021 | 13:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të kryesisë ka paralajmëruar për një aksion të vrullshëm në muajt në vijim, pasi siç thotë ai ‘e tillë është edhe beteja që na pret’.

basha ne paskuqan

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se Basha ka thënë para kryesisë së çdo ditë që nuk përdoret për të përsosur Partinë Demokratike është ditë pushteti që i dhurohet armikut të demokracisë.

Po ashtu, lideri i opozitës është shprehur se pavarësisht humbjes në 25 prill, shqiptarët i kanë dhënë një fuqi edhe më të madhe, ndaj kërkon që shoqërisë t’i shtrihet dora e bashkëpunimit.

“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret. Ne jemi të vetëdijshëm që ato që janë në dorën tonë për t’u përmirësuar duhen të përmirësohen një orë e më parë, sepse çdo ditë e humbur, çdo ditë që nuk përdoret për përsosjen e PD, është një ditë pushtetit që i dhurojmë armikut të demokracisë.

Shqiptarët na dhanë një fuqi edhe më të madhe në 25 prill, demokratët mbështetën vizionin që ju parashtrova gjatë kësaj gare, ndaj detyra jonë është t’i përgjigjemi kësaj mbështetje të shqiptarëve dhe demokratëve duke treguar që jemi dhe do të mbetemi një parti e shoqërisë, një parti e hapur.

Ndaj detyra ime është që në përgjigje të kësaj mbështetje shoqërore që morëm, pa asnjë pushtet, të jemi edhe më të hapur edhe më pranë shoqërisë, t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit shoqërisë  dhe t’ju them ejani ta ndryshojmë bashkë këtë realitet, ejani ta rrëzojmë bashkë këtë regjim armik të demokracisë, ejani në PD dhe ta ndërtojmë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin”, është shprehur ndër të tjera Basha.

Basha mësohet të jetë shprehur se reformat janë në funksion të suksesit të betejës për fitore, duke theksuar se do ta forcojnë dhe thellojmë aleancën me shoqërinë.

“Ne do ta forcojmë dhe thellojmë aleancën me njerëzit dhe grupet e interesit duke i përfshirë ata më shumë në vendimmarrje. Kjo është detyra jonë. Përballë kemi një kundërshtar që e ka përcaktuar qartë aleancën e tij, atë me krimin dhe oligarikinë. Ne kemi një mision më të madh, të marrim me vete shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshimin, duan demokracinë dhe shohin te ne shpresën e vetme për realizimin e tyre.

Ne e kemi bërë këtë përpara 25 prillit, kontratat me grupet e interesit, etj. Ne do ta vazhdojmë edhe më tej duke u bërë zëri i çdo shqiptari. Do të kemi platforma politike për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe po ashtu do të mundësojmë nëpërmjet iniciativave ligjore ndryshime që të mundësojnë përfaqësim më të mirë, më të denjë dhe më demokratike.

Ne kemi lindur si partia e njerëzve të lirë, përgjegjësia dhe misioni ynë mbetet shërbimi ndaj njerëzve për të sjellë liri dhe demokraci për të gjithë, në këto ditë të vështira për vendin, kjo arrihet vetëm duke i përfshirë edhe më shumë njerëzit, duke i dhënë zë më të fortë rolit të tyre në parti dhe në shoqëri. Ky duhet të jetë synimi ynë dhe bashkë, demokratë dhe qytetarë të thjeshtë, do ta bëjmë realitet” ka dhënë Basha.

LEXO EDHE: 

“Nuk do presim zgjedhjet e 2025”- Zbardhet fjala e kreut të PD-së gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë! Basha: Duhet të jemi të gatshëm….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura