“M’u duke si ajo shoqja e Beratit kur fole”- Spiropali replika me deputetin e opozitës: Ju s’dini akoma ça jeni. Ja pse Rama është kryeministri më i mirë në 30 vite

Mar 1, 2021 | 11:24
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin,  Elisa Spiropali ka thumbuar këtë të hënë në fjalën e saj me opozitën jashtë parlamentare por edhe me deputetët e opozitës në Kuvend.

Në replikat e saj me deputetët opozitarë, ajo ka ironizuar marrëveshjen e koalicionit të firmosur mes PD dhe LSI, ndërsa ka treguar edhe arsyet pse Edi Rama sipas saj është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në 30 vite.

Adriatik Alimadhi: Si ajo shoqja e Beratit m’u duke kur fole, mendoja se do flisnit ndryshe kemi bërë një propagandë që s’duam as ujë e drita vetëm ju mos u zini.

Elisa Spiropali: Po ç’të të them Alimadhi, ti thua pse thua votoni për Ramën, tani për kë të votosh o Alimadhi? Për ju që s’dini akoma ca jeni e ca identiteti keni? Ju quajnë ballist e mernri për ofendim. Për kë? Për Nardin? Për Lulin, Monën, Fatmirin e Vangjelin?

Doni nuk doni ju, Edi Rama është kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur në këto 30 vite se nuk ndërton në rërë si ata dakord? Se ata u thoshin njerëzve hajdëeni këtu mos paguani energjinë, ndërtoni shpiat e tani kanë dhe borxhet e të presin në radhë se Shabani legalizonte biznese e karburante e jo shtëpitë.

Ne nuk jemi kolaicioni i Shabanëve por maxhoranca, PS që do bëjë Shqipërinë Evropiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura