Moviola| Milan-Juventus/ Polemika e kartonë, gjykimi i Valerit nuk kënaq askënd

Feb 14, 2020 | 8:45
SHPËRNDAJE

Të shumta rastet për moviolë në takimin e djeshëm mes Milanit dhe Juventusit. Dyshime për kartonët dhe vendimet e Valerit, sidomos në rastet më pikante. 

milan.gol.juve.coppa.italia.2020.750x450

Minuta 7 – Ramsej rrëzohet në zonë pas një kontakti me Benaser. Ka dyshime, por jo nga ana e arbitrit që lejon lojën të vazhdojë.

Minuta 30 – Ibra godet De Ligt dhe Valeri e sanksionon me të drejtë. VAR-i studion imazhet sepse mund të ishte edhe i kuq, por në fund vendimi unanim është kartoni i verdhë për suedezin.

Minuta 41 – Hernandez shkakton faull ndaj Dibalës dhe meriton kartonin e verdhë, por argjentinasi merr zotërimin e sferës ndaj Benaserit me një ndërhyrje që duhej sanksionuar të paktën me faull. Në pjesën e dytë përsëri francezi ndaj numrit 10 bardhezi dhe përsëri ndëshkim i merituar. Në ato momente ndëshkohet edhe Pioli për protesta.

Minuta 44 – Kesi godet me bërryl Kuadradon. Arbitri nuk ndërhyn, e as VAR-i, por afrikani meritonte minimalisht karton të verdhë.

Minuta 67 – Rebiç godet në fytyrë Kuadradon. As arbitri, e as teknologjia nuk shohin 11-metërsh për Juventusin.

Minuta 86 – Aleks Sandro godet pas koke Ibrahimoviç. Arbitri e gjykon të rregullt kontaktin.

86465178_3020677057966717_7958807586147401728_n

Minuta 89 – Roveshata e Ronaldos me topin që ndalet nga krahu i Kalabrias. Mbrojtësi milanist është shumë pranë dhe me shpinë nga portugezi, por arbitri pasi analizon imazhet në VAR, nuk ka dyshime për penalltinë në favor të Juventusit me arsyetimin se Kalabria duke hapur krahun zmadhon volumin fizik dhe bllokon më shumë hapësirë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura