Moti i paqëndrueshëm, sinoptikania: Rikthehet sërish dëbora, temperaturat rriten…

SHPËRNDAJE

Kapricot e pranverës do të vijojnë gjatë gjithë marsit. Sinoptikania Tanja Porja në një lidhje direkte me News24 tregoi se reshjet do të vijojnë në të gjithë territorin, jo në masë të madhe por të vazhdueshme.Në fundjave sipas saj, do kë ketë rritje të lehtë të temperaturave dhe reshjet do të jenë më të pakta, deri në kthjellime. Porja megjithatë konfirmoi se ky mot do të vijojë deri në ditët e para të prillit.

bora-1

“Dita e nesërme do të jetë e ftohtë. Do të ketë reshje të konsiderueshme. Dëborë do të bjerë deri në 20-30 cm, është një lajm i mirë sepse sasia e reshjeve që parashikohet deri të martën është e pakët. Shpejtësia e erës do të jetë 50-60 km/h. Pritet që sot të ketë një stuhi detare, po krijohet një ciklon në kanalin e Otrantos, shumë pranë gadishullit të Karaburunit. Në det të hapur, parashikohet që shpejtësia e erës të jetë 70-80 km në orë por do ketë momente edhe me 100 km në orë.
Këto temperatura të ulëta dhe këto reshje të dëborës i kemi parashikuar që në datat 8-9 mars. Presim një rritje të temperaturave, të dielën, të hënë dhe të martën. Megjithëse nuk presim ditë shumë të ngrohta, tipike të pranverës deri në datat 2-3 prill. Reshjet do të jenë prezente. Në momente të caktuara reshjet do të jenë deri në mesatare. Në pjesën e dytë të ditës do ketë intensifikim të reshjeve. Në fundjavë reshje të dobëta dhe të përkohshme, do kemi edhe kthjellime të përkohshme”, tha Porja.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/kapricot-e-pranveres-sinoptikania-neser-dite-e-ftohte-ja-kur-rriten-temperaturat/

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.