Moti i keq në Greqi/ Ndryshon drejtim cikloni “Ianos’, nga u tërhoq dhe ku pritet të godasë

Sep 19, 2020 | 8:12
SHPËRNDAJE

Cikoni ‘Ianos’ pasi goditi Thesalinë dhe Fthiotidën duket se ka marrë një drejtim te ri, duke nderruar “kurs”. stuhia

Harta e re qe publikojne mediat greke, referuar ores 07:00 te mengjesit te sotem tregon se stuhia eshte transferuar në Evia dhe ishujt e Egjeut, ndërsa një front i dytë, qe duket më i vogël, ka prekur pjesen e Parnassos.

Fronti i tretë në zonën e Thesalisë dhe Volos, duket se është tërhequr.

Të dy frontet e stuhisë – Jon dhe Thesali – u bashkuan në Evijën juglindore, duke formuar një hark që shtrihet nga Evia veriore dhe Fthiotida, në zonën detare në jugperëndim të Peloponezit, duke kaluar Kythira, prefektura e Chania deri ne Egjeun qendror.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura