Moti gjatë fundjavës/ Shi edhe në plazh, ja zonat më të rrezikuara

Aug 17, 2018 | 16:45
SHPËRNDAJE

Sot dhe në fundjavë, moti mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afatshkurtër.

Sipas Meteoalb: Konkretisht, sipas zonave dhe ditëve, shirat fokusohen në Veri dhe pjesërisht në Qendër SOT; në Jug dhe pjesërisht në Qendër NESER dhe serish Veri – Qendër të DIELEN. Të dielën, edhe bregdeti rrezikohet nga shira afatshkurtër; me i favorizuar bregdeti nga Patoku në Vlorë.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira respektive të së shtunës dhe së dielës.

Parashikohet që në fundjavë, temperaturat të variojnë nga 12 në 36°C; në zona specifike maksimumi ngjitet pranë 37°C.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura