Moska: Ushtarët e regjimentit Azov duhen varur, Ukraina: Rusia, shtet terrorist

Jul 30, 2022 | 16:51
SHPËRNDAJE

Zyrtarët ukrainas denoncuan sot thirrjet e ambasadës ruse në Britani për luftëtarët nga regjimenti Azov që të përballen me ekzekutime.220328150521-azov-regiment-01-super-tease

“Militantët e Azovit meritojnë ekzekutimin, por vdekjen jo me pushkatim, por me varje, sepse ata nuk janë ushtarë të vërtetë. Ata meritojnë një vdekje poshtëruese.

Ndërkaq, Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidencës ukrainase, u përgjigj në Telegram se “Rusia është një shtet terrorist. Në shekullin 21, vetëm egërsirat dhe terroristët mund të flasin në nivel diplomatik për faktin se njerëzit meritojnë të ekzekutohen me varje. Rusia është një shtet sponsorizues i terrorizmit. Çfarë dëshmie më shumë nevojiten?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura