Moska fut në ‘listën e zezë’ 49 shtetas të Britanisë së Madhe, midis tyre 29 gazetarë

Jun 14, 2022 | 19:41
SHPËRNDAJE

Moska ka bërë të ditur listën e radhës ku janë të përfshirë  49 persona nga Britania e Madhe që janë të ndaluar që të hyjnë në Rusi.

moskakremlini-500x299

Lista e përditësuar përfshin 29 gazetarë dhe 20 shtetas të Britanisë së Madhe, për të cilët Rusia beson se janë të lidhur me industrinë e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse thekson se “lista e ndalimit” u përditësua pas futjes së sanksioneve personale nga qeveria britanike kundër gazetarëve kryesorë rusë dhe ndaj drejtuesve të kompanive të kompleksit të mbrojtjes vendase.

Në këtë listë përfshihen edhe gazetarët e Guardian, BBC, Channel 4, ITV, Sky Neës, Daily Telegraph, Sunday Times, Times, Independent, Daily Mail dhe Financial Times.

Ministria e Jashtme ruse e justifikoi këtë vendim duke thënë se, “Gazetarët britanikë të futur në këtë listë janë të përfshirë në shpërndarjen e qëllimshme të informacionit të rremë dhe të njëanshëm për Rusinë dhe ngjarjet në Ukrainë dhe Donbas. Me vlerësimet e tyre të njëanshme, ata gjithashtu kontribuojnë në nxitjen e rusofobisë në shoqërinë britanike”.

Midis qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar të lidhur me industrinë e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar në listë janë zyrtarë ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar, kontraktorë të mbrojtjes dhe anëtarë të parlamentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura