“Mos u ngopshi, se vetëm muzikë nuk bëni dot. Gjeje ti të vërtetën, mua ma thanë kolegët e tu”, çifti i artistëve akuza të forta Vera Grabockës dhe Zhani Cikos

Oct 30, 2019 | 15:38
SHPËRNDAJE

diana-ziu-780x405 (1)

Çifti i njohur i artistëve shqiptarë, kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe i janë drejtuar me një ‘letër të hapur’ regjisores Vera Grabocka dhe muzikantit Zhani Ciko. Kjo letër vjen në prag të festivalit të fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Letra është postuar në profilin në “Facebook” të kompozitores Diana Ziu e cila thotë gjithashtu se ka dëgjuar nga kolegë të regjisores se është paracaktuar edhe fituesi i festivalit.

-785-0-5c93bec3da80c

“Pra janë dy emra që lakohen shoqja Vera Grabocka dhe shoku Zhani Ciko. Të tjerët nuk kanë dijeni për asgjë, kështu thonë o Vera. Gjeje ti të vërteten se mua këtë më thanë kolegët e tu që punon kokë më kokë. Le të na thonë të vërtetën, pasi fjalët që era na i sjell në vesh, mbase s’janë të vërteta, por në të kundërtën, na i provoni para popullit bëjini gjërat transparente sepse jemi ne taksapaguesit që e duam të vërtetën, dhe na detyroheni si institucion…Mos u ngopshi, se vetëm muzikë nuk bëni dot!! Mendjen e keni tek pushteti dhe leku. Etja për pushtet dhe para nuk ka kufij për ju…”, shkruan ndër të tjera Ziu, në emër të saj dhe bashkëshortit, aktorit të njohur fierak Vangjel Toçe.

Zi-1-fb

ziu-2-fb

Ziu-3-fb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura