“Mos shkelni Kushtetutën për t’u marrë vesh me ata që dolën në bregun e Lanës”, Ruçi i përgjigjet Gjuzit: Partinë tënde se votove as vetë. Po të mos ishte…

May 28, 2020 | 11:16
SHPËRNDAJE


Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka replikuar me kreun e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi.

Gjuzi i kërkoi Ruçit që të mos shkelë Kushtetutën për t’u marrë vesh me parti politike që kanë dalë në bregun e Lanës dhe që kanë lëshuar parlamentin.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ruçit, i cili i thotë se po të mos ishte “Partia e Lanës” (PD) ai nuk do të ishte në Parlament, ndërsa vijoji se Partinë e tij (Konservatore) Gjuzi nuk e ka votuar as vetë një vit më parë në zgjedhjet vendore.

gjuzi ruci

 

Kujtim Gjuzi: Nuk duhet të shkelni Kushtetutën për tu marrë vesh me parti politike që kanë dalë në bregun e Lanës që kanë lëshuar parlamentin dhe kanë kërkuar të shkatërrojnë rendin kushtetues. Do ju lutesha të respektohen procedurat e Kuvendit. Keni futur edhe diplomacinë ndërkombëtare qorrsokak duke njohur lider vrasës të 21 janarit. Ne jemi këtu opozitë e përgjegjshme.

Gramoz RuçiSa i takon këshillit politik është jashtë kompetencave. Kushtetutën e citon gabim. Tek etiketimet që u bën parti e Lanës kontrollo veten se po të mos ishte parti e Lanës ti nuk do të ishe këtu në sallë. Meqë e citon shumë herë partinë tënde një vit më parë ke konkurruar dhe nuk ke votuar as vetë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura