“Mos guxoni të prekni një demonstrues”- Berisha paralajmëron dhe njofton protestën e radhës: Rruga jonë është pa kthim

Apr 19, 2024 | 20:45
SHPËRNDAJE

 

Ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se opozita do të dalë sërish në protestë para bashkisë të premtën e ardhshme në orën 11:00.

sali berisha

Berisha paralajmëroi, sic tha ai, patronazhistë, që të mos guxojnë të prekin një demonstrues, pasi do të marrin përgjigjen që meritojnë.

Ai tha se rruga që ka nisur opozita është pa kthim dhe është një rrugë drejt fitores.

“Ndaj dhe këtë javë, çdo orë përgatitje, çdo orë debate, çdo orë diskutime për betejën e ardhshme.

Për të premten e ardhshme. Në ora 11:00, në ora 11:00.

Qytetare dhe qytetarë, dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj, dëgjoni zërin e qenies suaj shqiptare.

Të shpëtojmë Shqipërinë. Nuk ka vend në botë që të ketë një pushtet të tillë.

Vietnami komunist është katër shkallë mbi narkoshtetin e Edi Ramës në zbatim të ligjit.

Dhe paralajmëroj rrugaçët civilë, patronazhistë, mos guxoni të prekni një demonstrues se do merrni atë që meritoni.

Rruga jonë është pa kthim. Rruga jonë është drejt fitores”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura