‘Mos e bëni si lopa’, këshilltari i Haradinajt i përgjigjet Ramës: S’bën as me mbjellë kanabis…

Feb 3, 2018 | 15:34
SHPËRNDAJE

Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet deklarates se bere nga kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, duke bere nje krahesim per lideret e Kosoves, me lopen qe derdh qumeshtin.

matoshi

Halil Matoshi, pavarësisht se fillimisht nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar, ka thene se thotë se nuk është mirë as mbjellja e kanabisit.

“S’bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis”, ka shkuar në Facebook, Halil Matoshi.

Edi Rama, zgjodhi lopën, për ta shprehur atë që, sipas tij, kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj me tentimin për ta shfuqizuar Specialen.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama në “Real Story” të Vizion Plus-it.

Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, më herët deklaroi shkurtimisht për Gazetën Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura