Mori tokë me qira dhe e mbolli kanabis, arrestohet 20 vjeçari. Procedohen dy të tjerë. Policia sekuestroi edhe…

Sep 28, 2020 | 11:08
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 4.4 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Fierit, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht.

policia-rruge-1-1

Forcat e rendit kanë arrestuar 20 vjeçarin D.M., banues në Cakran, Fier, pasi në tokat e mara me qira nga ky shtetas, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë sekuestruar 4.4 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi:

Vijon intensivisht puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në Fier është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohet 4.4 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Në Lushnjë është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës i kanë vjedhur një sasi lekësh një 18-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi në tokat e mara me qira nga ky shtetas, në fshatin Kreshpan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë sekuestruar 4.4 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Z. M., 47 vjeç dhe H. M., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar për rastin e kultivimit të bimëve narkotike në afërsi me tokat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura