I mori 1.500 Euro një shtetasi për një certifikatë, arrestohet përgjegjësi i zyrës numër 1 në Hipotekë

Mar 12, 2015 | 16:52
SHPËRNDAJE

Tiranë- Përgjegjësi i zyrës numër 1 në Hipotekën e Tiranës, Artan Tushe, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për korrupsion.

Hipoteka e Tiranes

Burimet zyrtare të policisë skatësojnë se Tushe, i kishte marrë një shtetasi 1.500 Euro për një certifikatë, dhe jo 500 Euro, siç është raportuar më herët.

Mësohet se Artan Tushe, 43-vjeç, është arrestuar në Rinas ditën e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura