Morën nën kontroll termocentralin bërthamor në Ukrainë/ Ministrja ruse tregon arsyet: Kishim frikë se…

May 26, 2022 | 20:24
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka zbuluar arsyen pse ushtria ruse mori nën kontroll termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë.

termocentraliberthamor

Në një deklaratë të publikuar në faqen online të Ministrisë së Jashtme, Zakharova thotë se marrja nën kontroll e termocentralit në Ukrainë, ishte për shkak të frikës se gjatë luftës, mund të kishte rrjedhje të materialit bërthamor.

“Ne përsëri theksojmë se vendosja nën mbrojtje nga personeli ushtarak rus i termocentralit bërthamor Zaporizhzhya ishte i justifikuar nga pikëpamja e parandalimit të një rrjedhjeje të materialeve bërthamore dhe radioaktive në një objekt bërthamor që ndodhi në zonën e operacionit special ushtarak” – thuhet në deklaratë.

Komentet e saj erdhën si përgjigje ndaj një deklarate nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) se po kërkonte të vizitonte centralin për të kontrolluar nivelet e plutoniumit dhe uraniumit të pasuruar dhe se ato nuk po përdoren për qëllime të tjera.

Zaporizhzhya Është centrali bërthamor më i madh në Evropë, që prodhon më shumë se gjysmën e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe 20% të furnizimit total me energji elektrike të vendit.

Forcat ruse bombarduan uzinën e Zaporizhzhia më 3 mars dhe më vonë morën kontrollin. Tani vetëm dy nga gjashtë reaktorët e saj janë duke funksionuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura