Morën informacion ku ndodhej dhe ndërhynë, policia i vë prangat 51-vjeçarit. Për çfarë e kërkon Italia

Aug 5, 2020 | 8:20
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës i ka vënë prangat një shtetasi të shpallur në kërkim, dënuar me 6 vite e 10 muaj burg.

pranga12-587x389

“Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar dhe një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• Anton Kola, 51 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, në mars 2011, e ka dënuar me 6 vite e 10 muaj burgim , për veprën penale”Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura