Momentet kur familja Rexhepi mori lajmin e hidhur, shtëpia a tyre u mbush me njerëz (Video)

Aug 22, 2017 | 10:32
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e hershëm të së hënës morën lajmin se ka ndërruar jetë i zoti i shtëpisë, Bajram Rexhepi.

Prandaj familjarët e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, nisën të bëhen gati për të pritur miqtë për ngushëllime, në Suhodoll të Mitrovicës.

Shumë të pikëlluara janë bashkëshortja e vajza e vetme e tij.
Ato dhe farefisi, përveç miqve që u shkuan për kryeshëndoshë, u ngushëlluan edhe nga përfaqësues institucionalë të Kosovës.

E sa i përket ceremonisë së varrimit, sipas ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, i cili është pjesë e këshillit, varrimi do të bëhet të martën nga orën 16:30 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Derisa, nga ora 10 deri në 11 do të bëhen homazhe në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura