“Moment vendimtar për ti dhënë fund tregtisë brutale të tyre”- Ky është qyteti i parë kinez që ndalon ngrënien maceve dhe qenve

Apr 2, 2020 | 14:35
SHPËRNDAJE

Shenzhen është bërë qyteti i parë kinez që ndaloi shitjen dhe konsumimin e mishit të qenve dhe maceve.

Masat vijnë pasi shpërthimi i koronavirusit u lidh me ngrënien e mishit të kafshëve të egra, duke bërë që autoritetet kineze të ndalonin tregtinë dhe konsumin e tyre.

Por Shenzhen shkoi një hap më tej, duke ndaluar edhe konsumimin e mishit të qenve dhe maceve.

Ligji i ri do hyjë në fuqi më 1 maj. Tridhjetë milion qen në vit vriten në të gjithë Azinë për mish, sipas Humane Society International (HSI).

“Qentë dhe macet si kafshë shtëpiake kanë krijuar lidhje të ngushta me njerëzit më shumë se kafshët e tjera. Ndaj ndalimi i konsumit të mishit të tyre është një paktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara, po ashtu në Hong Kong dhe Tajvan”– tha qeveria e qytetit Shenzhen.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve HSI vlerësoi këtë veprim.

“Ky është një moment vendimtar për t’i dhënë fund kësaj tregtie brutale që vret rreth 10 milion qen dhe 4 milion mace në Kinë çdo vit,”– tha Dr Peter Li.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura