“Moment historik”- Ministri Hasani për 75-vjetorin e NATO-s: Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë njësoj si ditën e parë

Apr 4, 2024 | 10:00
SHPËRNDAJE

Në 75-vjetorin e krijimit të NATO-s, ministri i Jashtëm Igli Hasani, shprehet se është moment historik.

igli hasani

Përmes një postimi në Facebook, Hasani shprehet se Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë me të njëjtin entuziazëm të palëkundur që nga dita e parë e anëtarësimit në aleancë, 15 vjet më parë.

Postimi:

75 vjet forcë dhe unitet! 4 Prilli është një moment historik për NATO-n.

Në këtë përvjetor, Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë me të njëjtin entuziazëm të palëkundur që nga dita e parë e anëtarësimit në aleancë, 15 vjet më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura