Moment historik/ Ballkani i Ilir Dajës kryeson grupin e çmendur në Ligën e Konferencës pas 3 ndeshjeve të luajtura

Oct 6, 2022 | 23:41
SHPËRNDAJE

Momente historik për Ballkanin e Ilir Dajës, që duket se po jeton një ëndërr të çmendur Europiane pas triumfit 3-4 ndaj Sivasporit në transfertë, në sfidën e tretë të grupeve të Ligës së Konferencës.

BALLKANI FESTA

Kampionët e Kosovës, kryesojnë Grupin G, pas 3 ndeshjeve të luajtura, me 4 pikë, teksa në të njëjtën kuotë ndodhen edhe 3 skuadrat e tjera, Sivaspor, Slavia Pragë dhe Kluzh.

Çudia tjetër është se të gjitha ekipet e kanë diferencën e golave të pësuar me ato të shënuar të njëjtë,  teksa asnjëra nga skuadrat nuk është minus dhe as plus, me gola.

Ballkani kryeson renditjen momentalisht, pasi ka arritur të shënojë më shumë gola nga të gjithë, plot 7, ndërkohë që ka pësuar po aq.

Rezutatet e sotme:

Sivaspor – Ballkani 3:4
Slavia Pragëa – Kluzh 0:1

Renditja

  1. FC Ballkani    3    1    1    1    7:7    4
    2. Sivasspor    3    1    1    1    5:5    4
    3. Slavia    3    1    1    1    4:4    4
    4. CFR Cluj    3    1    1    1    2:2    4

ballkani renditja

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura