Modelja braziliane bëhet objekt talljesh në internet!

Nov 2, 2012 | 17:50
SHPËRNDAJE

Modelja braziliane, Nana Gouvea, 30 vjeç u bë objekt talljesh të shumta në internet, pasi zgjodhi të injoronte shkatërrimet e uraganit Sandy dhe të merrte bashkëshortin me një parat dhe të bënte disa fotografi.

Siç shihet ajo shfrytëzoi pemë të rëna në rrugë, makina të shkatërruar apo zona të tjera për të shkrepur fotografitë e saj.

Fotografitë e saj të publikuara fillimisht në Facebook ka sjellë një reagim të fortë nga të prekurit e uraganit por jo vetëm.

Fotografitë e saj u morën dhe u mbivendosën mbi një numër të madh skenash tragjike, përfshirë fundosjen e Titanikut, fatkeqësinë e Hindeburgut apo edhe vende të tjera.

Modelja bukuroshe ka pozuar dikur edhe për të famshmen Plyboy.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura