Mjeshtri Robert Ndrenika mbush sot 74 vjeç!

Jan 10, 2016 | 21:57
SHPËRNDAJE

Aktori i mirënjohur shqiptar, Robert Ndrenika, feston sot ditëlindjen e 74­-t. Ai ka lindur në 10 Janar të vitit 1942.

robert ndernika

Kanë qenë të shumta mesazhet e urimit në adresën e “Facebook­ut” të mjeshtrit të madh të skenës së aktrimit, nga familjarë, kolege, miq e shumë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Ndernika ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi.

Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura