‘Mjeshtri i letrave dhe historisë shqiptare”/ Basha, ngushëllim familjes së Moikom Zeqos: Angazhimi si deputet i PS-së, model i politikanit aktiv e serioz

Jun 15, 2020 | 13:53
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha, mes nje mesazhi ngushellimi per ndarjen nga jeta te Moikom Zeqos, e cmon ate jo vetem si mjeshtrin e letrave dhe historisë shqiptare, por thekson se “Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve”.pjimage (6)

Basha teksa ngushellon familjaret e Zeqos per humbjen e madhe, miqte e shoket e tij, shkruan se ai do te kujtohet gjithmonë me mall dhe respekt ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare.

Mesazhi i Bashës

Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një vepër të lexuar dhe të vlerësuar nga shqiptarët anekënd botës.

Me seriozitetin, pasionin për shkencën dhe kulturën, autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, mbi historinë e artit, si dhe skenarëve për filma, do të mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare.

Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve.

Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjarët e Moikom Zeqo, miqtë dhe shokët e tij që do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe respekt mjeshtrin e letrave dhe historisë shqiptare. U prehtë në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura