Mjeku Kim Drasa tregon rrezikun e krijimit të gurëve në veshka nga antibiotikët

Jan 19, 2022 | 17:00
SHPËRNDAJE

Mjeku Urolog Kim Drasa, ka publikuar dy studime qe flasin per eliminimin, vetem me medikamente, te gureve te traktit urinar (me madhesi deri 1cm). Mjeku ne nje artikull te shkruar per Panorama.al, thekson se antibiotiket e grupit “FLUOROKINOLONE (Ciprinol, etj), te mos perdoren me sepse kane shkaktuar rezistence te madhe mikrobiale”. 

kim-drasa

Sipas mjekut, “pacientët nuk sherohen por vetem “genjejne” vet-vehten”.

“Mjeket ngaqe mund ti permiresojne per disa dite por faktikisht behen kronik. Pas kesaj pacienti nuk shkon me tek ai mjek sepse ai nuk e sheroi. Njekohesisht ai mjek gabimisht mendon se pacientin e ka sheruar sepse pacienti nuk i vajti më per konsulte. Keshtu mjeku vazhdon gabimisht qe te mjekoje me Fluorokinolone edhe pacientët ne vazhdim sidhe duke JU shkaktuar edhe demtime te tjera trupore.”, thekson mjeku Kim Drasa.

Ne kete artikull, mjeku ka shpjeguar edhe nese ekziston lidhje midis perdorimit te antibiotikeve dhe krijimit te gureve ne veshka.

Prof. KIM, duam te dime me konkretisht per guret ne veshka?

Nephrolithiasis (guret e veshkave) duhet te dihet nga Ju se eshte nje crregullim kompleks. Ka faktore te shumte, te cillet shkaktojne kete semundje dhe jane: 1) Ambienti ku jetojme; 2) Stili i jeteses (Lifestyle); 3) Genetike. Prevalenca e Nephrolithiasis ka pesuar rritje me 70%, gjate tre dekatave, te fundit. Shkaqet, te cilat jane shpesh te menduara qe kane shkaktuar kete rritje ekstrene mendohet se jane: 1) Dieta e ndryshuar; 2) Mbipesha, ne rritje; 3) Syndromi metabolic; 4) Diabeti. Gjithashtu keto dhe variante te tjera mendohet se jane te rendesishme. Shkencetaret jane ne pozita qe rritja e perdorimit te antibiotikeve eshte gjithashtu nje factor kontribues, per keq, ne krijimin e gureve ne veshka (Nephrolithiasis). Dhe kjo ka qene arsya qe te studioje kete lidhje, e cila ka shqetsuar shkencetaret, ne bote.

Si ndodh kjo lidhje per keq midis perdorimit te antibiotikeve dhe gureve ne veshka?

Ne Shqiperi vazhdon akoma handikapi qe antibiotiket I shoqerojne me Vit C ose Vit B complex!!!??? Kjo lloj recete vazhdon te leshohet rregullisht nga te gjithe mjeket si dhe me e keqja nga shefa klinike. Konkretisht, duke pare zbulimin shkencor se antibiotiket duhet te shoqerohen me PROBIOTIK, u interesova dhe nepermjet kompanis farmaceutike FARMAKREM (nje nga kompanite me serioze) sollem ne Shqiperi, para 13 viteve, Probiotikun e pare (Fermental). Pra kuptohet qe kam 13 vite qe te gjithe pacienteve, te cilet kam konsultuar, Ju kam dhene antibiotikun te shoqeruar me PROBIOTIK (I cili duhet patjeter te shoqeroj cdo lloj antibiotiku qe merret nga goja). Kjo behet per te mbrojtur Floren intestinale dhe prej kesaj ndodh edhe dyfishimi I veprimit te antibiotikut.Ky veprim personal ndodhi nga zbatimi I nje nga amaneteve shkencore qe me ka lene I madhi Prof. Dr. MAKSUT DRASA: “Fjalen e fundit te shkences, sa here qe te jepet mundesia, fute sa me pare ne perdorim”.

Per me tej po sqaroj se roli I antibiotikeve do te rritet prej alterime ne Mikrobionet Intestinale (zoreve) te njerezve, te cilet po perdorin antibiotik per lloje te ndryshme te infeksioneve. Roli i mikrobioneve intestnale si nje influence mbi kimin e urines dhe litogenicitetin (krijimi I gureve) ka qene per kohe te gjate si nje topike qe sillte spekullime. Prandaj evidencimet e koheve te fundit paraqesin me shume lidhjen e bindeshme qe gjate perdormit te antibiotikeve, per os (nga goja) jane te ekspozuar per krijimin e gureve te veshkave. Ne kete artikull do paraqes review e evidencimeve kur perdorimi antibiotikeve rrit rrezikun e krijimit te gureve ne veshka (Nephrolothiasisa) dhe mundesia per te patur nje rol shkaktari.

A na shpjegoni se cfare jane keto Mikrobiome?

Microbiome eshte nje teme e vecante, e cila meriton artikull me vehte por meqense me pyete po ju sqaroj ate pjese qe ka lidhje me artikullin. Nje mekanizem potencial qe jep mundesine e shpjegimit te shoqerimit midis perdorimit te antibiotikeve dhe Nephrolitiazes eshte efekti i Mikrobioneve Intestinale (komuniteti i mikroorganizmave te strehuara ne zorret e njeriut), mbi kimin e urines. Kompleksiteti I mikrobioneve nuk mund te kuptohet, shkencerisht. Ato jane tek njeriu, si ne shtepine e tyre, deri 500-1000 specie (lloje) bakteriale, shumica me lidhje simbiotike, te cilat prekin shendetin e njeriut, I cili i ka mirepritur (host). Ne total, Microbionet Intestinale kane afersisht 150 x me teper Gene sesa Genome humane. Genome eshte nje term tjeter, te cilin do e paraqesim ne intervistat e tjera sebashku me termin Gut mikrobione.

Si veprojne antibiotiket qe te shkaktojne gure ne veshka?

Per te kuptuar kete veprim, mendoj se ne fillim duhet te informoj popullin se kush jane Gut bacteria dhe me specifikuar se cfar jane Oxalobacter Formigenes? Studimet e efektit te microbiota intestinale ne gjendjen e shume semundjeve dhe kondicioneve kronike jane shpesh te pa afta per te identifikuar organismat, te cilat jane pergjegjese. Situata ndryshon ne rastin e semundjeve te gureve ne veshka pra eshte e qarte se kush jane pergjegjesit. Rendesia e kesaj metabolite eshte e qarte qe nga koha kur eshte vertetuar se 80% e gureve ne veshka jane te perbere nga Oxalate Calciumi. Permeteper, studimet kane treguar se disa Gut bacteria sic jane: Oxalobacter; Bifidobacterium; Eschericia coli; Lactobacillus dhe Eubacterium mund te pakesojne Oxalatet dhe me sa duket redukton thithjen ne zorre te oxalateve dhe ne kete menyre redukton nivelin e oxalateve ne urine. Oxalobacter Formigens eshte nje Gram-negative, domosdoshmerisht bacter ananaerobic, I cili kerkon marrjen (“gelltit”) oxalate si nje burim Carboni dhe per generimin e ATP. Konsumimi I Oxalateve nga Oxalobacter formigenes eshte menduar se redukton sasine e Oxalateve intestinale (zorreve), te cilat jane gati per tu thithur ne zorre dhe pastaj te exkretohen (dalin jasht trupit) nepermjet urines. Permeteper, bakteriet duken se jane te afta per te stimuluar sekrecionin intestinal te Oxalateve, te cilat ne fund te fundit reduktojne nivelin e Oxalateve ne urine. Kolonizimi I intestinit te njeriut me Oxalobacter formigenes ka qene shoqeruar me numrin me te ulet te krijimit te gureve ne veshka dhe kjo arrihet vetem nga PROBIOTIKET.

Cfare efekti kane antibiotiket mbi Oxalobacter Formigenes?

Studimet kane treguar se ne individet adult, ne USA, shkalla e kolonizimit te zoreve nga Oxalobacter Formigenes varrion nga 38-62% sipas individeve. Nuk eshte ndonje gje per tu habitur qe antibiotiket do te zvogelojne prevalencen e Oxalobacter formigenes. Indianet actual te Amerikes ( Shteti amerikan I ka lejuar ish banoret e pare *sic quhen Indiane* qe te kene tokat dhe qytete te tyre) kane nivel me te larte te kolononive te Oxalabacter formigennes dhe I atribuohet perdorimit shume te ulet te antibiotikeve, nga kjo populate. Amerikanindian te Yanomani-Sanema, grupi etnik Yekwana (Venezuela) dhe Hadza (Tanzani) te gjithe keta kane nivelin me te larte, te zbuluar, te Oxalobacter formigenes sesa adultet ne USA. Nje tjeter shembull me i qarte eshte tek femijet ne Ukrahine, te cilet kane akses te limituar ne perdorimin e antibiotikeve (Jo si ne Shqiperi qe femijet i “mbysin”me antibiotike) dhe kane kolonizim universal ne moshen 3-4 vjec, e cila bie me kalimin e kohes.

Te gjithe antibiotiket kane te njejtin veprim negativ per krijimin e gureve ne veshka?

Antibiotiket, sipas llojit, kane lidhje te ndryshme ne krijimin e Nephrolithiasis. Nje shpjegim i mundshem eshte rezistenca e Oxalobacter formigenes ndaj antibiotikeve. Kjo bacterie eshte pergjithesisht e ndjeshme (sensitive) pra antibiotiku vepron zakonisht ne rastin e infeksioneve. Por rezistenca (antibiotiku nuk vepron-R) ka qene dhe vazhdon te jete e dokumentuar ne rastet kur pacientët perdorin Cephalosporins, Nitrofurantoin dhe grupin me specter te gjere, te Penicilinave. Megjithate, te gjithe antibiotiket kane efekte mbi pjesen me te madhe (bollekun) te bakterive te tjera, ne Mikrobione, te cilat atehere ndermjetesojne negativisht ne patogenezen (krijimin) e Nephrolithiasis. Studimi me i madh eshte bere ne UK, ku tregohet se expozimi i femijve dhe adulteve ndaj antibiotikeve ka treguar prospektivisht per rritjen e mundesise te krijimit te gureve (Nephrolithasis).

Keto te dhena u nxoren pasi studiuan 259.797 pacientë/e, ku u perfshine 25.981 me Nephrolithiasis. Ne kete studim u studiuan 12 lloj antibiotikesh orale (nga goja). Pacientet/ët qe kishin perdorur nje nga te 5të grupet (Sulfas, Cephalosporins, Fluoroquinolones, Nitrofurantoin/Methenamine dhe Penicilina me spectrum-te gjere), 3-12 muaj para se te diagnostikoheshin me nephrolithiasis u shoqeruan me krijimin e gureve ne veshka. Magnituda e shoqerimit ishte me e madhe ne pacientët e moshave me te reja dhe 3-6 muaj para se te diagnostikoheshin me Nephrolithiasis. Duke i dhene rendesi, gjithashtu forca e shoqerimit peson rrenje me kohe qe nga expozimi ndaj antibiotikut. Nje shoqerim per krijimin e Nephrolithiasis persiston deri ne 5 vite, pasi ke perdorur antibiotiket nga secili lloj perveçse per antibiotiket me specter-te gjere. Ky studim mbetet nje nga pjeset me te rendesishme per evidencimin shkencerisht te linkut (lidhjes) midis perdorimit te antibiotikeve dhe formimit te gureve.

A ka ndonje tjeter fakt qe perforcon kete nderveprim?

Konkretisht, ka faktore te tjere, te mundshem lidhes te antibiotikut, te cilet mund te influencojne ne krijimin e Nephrolithiasis. Nje shpjegim I plote eshte se 70% e bacterieve te izoluara (veçuara) nga guret (pasi hiqet guri dhe analizohet) te tipit Oxalat calcium ishin rezistente ndaj pjeses me te madhe te antibiotikeve. Kjo shpjegon se mbijetesa e bacterievve ndaj veprimit te antibiotikut mund te kete nje rol ne krijimin e gureve. Gjithashtu, ne njerezit e shendetshem supozohet qe urina eshte sterile por studimet ne vazhdim duhet per te percaktuar neqoftese Mikrobionet urinare ekzistojne dhe a kane rol ne krijimin e gureve. Nje tjeter variant i mundshem, ne disa raste, duhet te jetë kristalizimi i antibiotikeve, e cila ka ndodhur me Ciproflaxacin dhe Sulfamethoxazole-trimethoprin dhe mund te sherbente si baza per nukleacionin heterogeneous te Oxalate Calciumi ose bile te formojne vet gure. Perfundimisht, rrethanat e perdorimit te antibiotikeve, ne rastin e infeksioneve, te cilat do te rezultojne ne nje periode transiente (perkoheshme-rastit) te rritjes te humbjes se pavetedijshme te lengjeve dhe ne reduktimin e hidratimit (pin me pak lengje) mund te inkurajoje, ndikoje me tej per formimin e gureve ne veshka.

Konkretisht, kam bere nje lidhje shkencore midis dy zbulimeve: 1) Perdorimi i antibiotikeve rrit rezikun e krijimit te gureve ne veshka dhe 2) Zbulimi qe shkenca ka gjetur para shume vitesh se antibiotiket duhet te shoqerohen me Probiotik. Kete e konstatoj pasi kam bere nje analize retrospective. Personalisht mendoj qe ky rrezik i zbuluar tani do te reduktohej neqoftese antibiotiket do te shoqerohen me Probiotike. Shkencetaret (UK) kane neglizhuar sepse nuk kane paraqitur ne studim se keta pacienta, te cilet kane perdorur antibiotike dhe kane krijuar gure ne veshka: “A i kane shoqeruar antibiotiket me Probiotik apo me Vitamina”. Kete pyetje ia kam derguar ketij grupi shkencetaresh. Gjithashtu, mbasi ka dale ky perfundim shkencor, personalisht kam rikonsultuar dhe testuar (Echo renale, etj) plot paciente/ë, të cilët gjate ketyre 13 viteve i kam trajtuar me antibiotike dhe shoqeruar me Probiotik (Fermental) dhe konstatova qe ata nuk kane krijuar gure ne veshka. Qartesisht, duke bere nje analize konstruktive, te metejshme te ketyre pacienteve del qe jam para nje zbulimi shkencor, te cilin do ta formuloj shkencerisht dhe do ta nis drejt ketij grupi shkencetaresh (UK), te cilet studiuan dhe arriten ne perfundimin shkencor qe perdorimi i antibiotikeve rrit rrezikun e formimit te gureve renale (Veshkave).

Konkluzioni personal, shkencor eshte:” Pacientet/ët, të cilët antibiotikët i shoqërojne me Probiotik, rreziku për të krijuar gurë në veshka është minimal, pothuaj ZERO”.

Cilat jane mesazhet per qytetaret?

1) Antibiotiket rrezikojne per formim te gureve ne Veshka kur perdoren nga goja (per os) dhe jo kur perdoren me injeksione sepse ne keto raste nuk thithen ne zorre por direkt nga gjaku.

2) Shpjegimi i mundshem per kete zbulim, perfshine alterimet ne Mikrobione, vecanerisht efektet mbi bakteriet oxalate – degraduese sic eshte Oxalobacter Formigenes.

3) Mjeket duhet te jene te rezervuar deri “dore shtrenguar” kur mendojne per ti filluar antibiotike pacienteve.

4) Farmacistet mos te bejne si “doktore” sepse Ju japin pacienteve antibiotike sipas “mides” se tyre.

5) Prinderit duhet ta dine mire se femijet e vegjel dhe adult nuk duhet te trajtohen me antibiotike sikur po ju japin “supe”.

6) Pacientet me gure ne veshka edhe ata paciente, te cilet e kane Genetike krijimn e gureve ne traktin Urinar duhet te mendohen “100 x” para se te fillojne antibiotike. Domosdoshmerisht duhet t’ia thone mjekut kur ai mendon per ti filluar antibiotike qe ata jane me gure ne veshka por duhet te kene fat qe edhe mjeku te kete lexuar per kete lidhje.

7) Jo çdo pacienti qe ka temperature duhet ti fillohen menjehere antibiotike. Kam konstatuar shpesh here raste, te cilet jane trajtuar me antibiotike me doza te larta kur ne fakt kane qene raste Virale kryesisht tek femije te vegjel, bile ne QSUT dhe pacienti 7 vjec, dergohet ne Greqi ku doli se kishte Ethe mesdhetare Familiare (Genetice) pra nuk lejohet ti perdoren antibiotike por vetem antipiretik, etj.

8) Personalisht asnji pacienti deri me sot nuk I kam rekomanduar antibiotike pa I vendosur diagnozen. Keshtu duhet te veprojne te gjithe mjeket.

9) Pacient dhe mjeke duhet te mos harroni se antibiotiku nuk duhet te fillohet menjehere kur pacienti ka vetem temperaure por duhet te kete plus symptoma ose shenja te tjera.

10) Arsyet e bollshme per te inkurajuar administrimin e antibiotikeve tashme ekzistojne por roli i mundshem i ekspozimit ndaj antibiotikeve ne kontributin e rritjes se prevalences te krijimit te gureve ne veshka tek femijet dhe adultet eshte nje arsye tjeter, e cila te ben te mendohesh mire kur ke idene per te pranuar fillimin e antibiotikut.

11) Mos harroni asnjehere se: “Perendoi per gjithmone koha kur Antibiotiket I shoqeroni me Vit C ose Vit B complex”. Personalisht kam 13 vite qe nuk Ju jape, kurre më, asnji antibiotic, te shoqeruar me vitamin por vetem me Probiotik (Fermental dhe PRO- Balans).

12) Paciente/ë te nderuar edhe kur mjeku Ju jep receten me antibiotike + Vit C ose B complex, JU mos i merni keto Vitamina por ndrojeni, pa frike, me Probiotic.

13) Antibiotiket orale (kur merren nga goja) duhet detyrimishte te shoqerohen me PROBIOTC (Fermental dhe PRO- Balans), etj) Jo vetm sa fillon por te vazhdoje edhe per 2-3 dite pasi mbaron kura me antibiotke.

14) Organet komptente duhet te marri parasysh per te vendosur, ne protokoll, zbulimin shkencor, te para shume viteve:”Antibiotiket duhet te shoqerohen detyrimisht me Probiotik”.

15) Ministria e Shendetesise duhet te nxjerri sa me pare urdheresen:” Absolutisht, Antibiotiket orale (per os) per te gjitha moshat duhet detyrimisht te shoqerohen me Probiotic dhe ne asnji rast me grupin e vitaminave”.

Prof. Dr. Kim M. Drasa, MD, PhD. Urolog & Sexolog

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura