“Mjekimi me qelizat e reja po jep frytet e tij”- Po kurohet në Turqi, gazetari zbulon gjendjen e komentatorit Kostandin Grillo: Ka kërkuar…

Aug 21, 2021 | 11:17
SHPËRNDAJE

kosta grillo covid 2021-08-17T152923.100

Një lajm i mirë vjen nga Turqia, për komentatorin e njohur sportiv, Kostandin Grillo, gjendja shëndetësore e të cilit është përmirësuar ndjeshëm. Lajmin e bën me dije kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se komentatori i njohur sportiv po normalizohet dhe zbulon se ai i është nënshtruar mjekimit që duket se ka dhënë rezultat menjëherë.

“Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frytet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës.

Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë… Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drej normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive”, shkruan gazetari.

Mesazhi i plotë i gazetarit:

PËRDITËSIM

Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës.

Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë… Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drej normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive.

Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë.
– Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem…
– Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim!
Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të luteni!
Falemnderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di…
Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajte trute e kokes… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura