Mizore…ISIS djeg të gjallë gruan që nuk pranoi akte ekstreme seksuale

May 26, 2015 | 17:11
SHPËRNDAJE

Një grua është djegur e gjallë nga militantët e Shtetit Islamik ISIS, pasi thuhet se kishte refuzuar të bëhej pjesë e një “akt seksual ekstrem”.

Foto ilustruese

 Kjo është historia sipas një zyrtareje të Kombeve të Bashkuara, e cila ka zbuluar shtrirjen e tmerrshme të krimeve kundër grave të reja, veçanërisht nga komuniteti minoritar Yazidi i Irakut. Këto informata Zainab Bangura i ka pasi ka mbledhur detaje nga Siria, Iraku, Turqia, Libani dhe Jordania.

Qindra gra janë rrëmbyer nga luftëtarët e xhihadit të cilët dërgojnë ‘vajzat e virgjëra në tregjet e skllevërve në qytetin sirian të Raqqa, ku më pas shiten si objekte seksuale për ofertuesin më të lartë, raporton “Daily Mail”.

Shumë prej tyre thuhet se madje zhvishen edhe lakuriq dhe detyrohen që t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë përpara se të dërgohet në “ankand” për çvirgjërim, tha përfaqësuesi Special i OKB-së mbi dhunën seksuale në konfliktin sirian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura