Mitrovicë, digjen dy automjete

Nov 2, 2012 | 10:20
SHPËRNDAJE

Dy automjete private me targa “KM” janë djegur qëllimisht me një substancë ndezëse në Mitrovicë. Policia e Kosovës njofton se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth 40 minuta pas mesnatës, në rrugën “Llolle Ribara”, në veri të Mitrovicës. Njësitë policore, të cilat kanë shkuar në vendngjarje, kanë konstatuar se persona ende të paidentifikuar u kanë vënë zjarrin automjeteve me ndihmë të substancës ndezëse, që besohet të jetë benzinë. Motivet e këtij akti kriminal, si dhe autorët e tij, deri më tani mbeten të panjohur për hetuesit. Policia e Kosovës e ka regjistruar rastin si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura