Mitroglu pranë Fulhemit, Spërsat marrin Berbatov

Jan 31, 2014 | 13:26
SHPËRNDAJE

Konstandinos Mitroglu është një hap larg Fulhemit. Sulmuesi i Olimpiakosit, objektiv i shumë skuadrave të njohura në Europë, ka arritur një marrëveshje 4-vjeçare me londinezët, ndërsa në arkat e klubit helen pritet të shkojnë 12.4 milionë paund. “Ka arritur akordin me një klub në Angli”, – konfirmoi trajneri Mishel, por Fulhemi nuk e ka zyrtarizuar ende marrëveshjen. Nëse 25-vjeçari firmos sot, atëherë Dimitar Berbatov e ka rrugën e hapur për t’u rikthyer te Totenhemi. Fulhemi ka prezantuar dje Uilliam Kvistin e Shtutgartit. Mesfushori danez është huazuar me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura