Misteri i ngjarjes tragjike në Librazhd/ Olsi Hajdari lë spitalin, në prani të psikologes merr vesh lajmin për vdekjen e bashkëshortes

Dec 15, 2019 | 21:06
SHPËRNDAJE

Olsi Hajdari ,27-vjeçari nga fshati Xhyrë e Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48 orëve jo vetëm që është ndjerë mirë, por këtë fundjavë ka lënë edhe shtratin e spitalit.

Edhe mjekët që e kanë trajtuar nuk kanë besuar te mrekullia dhe kjo është një tjetër mister ashtu sikurse tragjedia e ndodhur gjatë mesjavës në familjen Hajdari ku në dhomën e çiftit të martuar plot një javë më parë ,e ëma e 27 vjeçarit u shokua kur gjeti në koma të birin dhe nusen e tij.

MARTESE-1-770x433

Bukurie dhe Dilaver Hajdari të alarmuar nga ajo që i kishte ndodhur çiftit kanë njoftuar fqinjët ,shërbimin e urgjencës, kryetarin e fshatit, ndihmës mjeken dhe policinë duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.

19-vjeçarja mbërriti e vdekur ne spital ,ndërsa Olsi pas një dite ne gjendje të rëndë e kaloi të keqen dhe të dielën doli nga spitali.

Stafi i mjekëve pasi thirri një psikologe komunikoi me të rreth asaj çfarë ai mbante mënd nga nata e fundit në shtëpinë e tij. Sipas Olsi Hajdarit ai pasi kishte darkuar  me prindërit dhe bashkëshorten kishin shkuar në dhomën e gjumit. Aty meqenëse ishte ftohtë kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte marrë gjumë. Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kanë dërguar./ Balkan Web

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura