Miss Serbia, nën shoqërinë e reperit shqiptar, bën gjestin ‘e bukur’ në respekt të shqiptarëve (Foto)

Nov 11, 2019 | 15:15
SHPËRNDAJE

Veprimi i saj duke bërë ‘shqiponjën’ me duar, shkaktoi shumë kritika në Serbi. Bëhet fjalë për Miss Serbinë, Ivana Jovanka.

Megjithëse mediat serbe e panë si ‘skandal’ këtë gjest të sajin, ajo u shpreh se e bëri në formë respekti.

Megjithatë ajo përsëri bëri një gjest tjetër në respekt të shqiptarëve. Në një foto-sesion ajo shihet duke pozuar me veshje tradicionale shqiptare.

Duket se ajo është fanse e këngëtarëve shqiptarë dhe së fundmi ka marrë pjesë në koncertin e Getoarit duke pozuar në prapaskenë me të. Foton e ka postuar në ‘Instagram’ dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura