Miss-i shqiptar, kandidatja e parë shqiptare për deputete në Zvicër (FOTO)

May 4, 2015 | 13:41
SHPËRNDAJE

Edhe pse fushata për zgjedhjet kombëtare në Zvicër që do të mbahen në tetor ende nuk ka filluar, një grup pune nga zyrtaret e kreut të  CVP janë zotuar se do ta mbështesin kandidaten shqiptare nga Partia Socialdemokrate, e nominuar për deputete në Parlamentin e Zvicrës, Kështjella Pepshi, raporton “Presheva Jonë”. 

Kështjella Pepshi

Mësohet se bukuroshja Pepshi është e vetmja kandidate shqiptare nga radhët e (CVP-PDC), subjekti politik nga i cili ka kandiduar nga Berna për deputete të Parlamentit nacional të Zvicrës

“Miss Kosova 2010” Pepshi është konfirmuar si kanditate për Parlamentin e Zvicres, në zgjedhjet që do mbahen në Tetor 2015. 

Kështjella Pepshi

Me ndihmën dhe votën edhe të emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtë vote në këtë kanton, Pepshi ka gjasa të mëdha të radhitet si politikanja e dytë nga Bema, vlerësuan politikanë dhe ekspertë zviceranë. 

“Me politikë deshta, s’deshta të merrem, ajo ne njëfare menyre me imponohet terthorrazi sepse kemi nje tradite me politikë, meqë  jam e rritur në frymën e politikës, meqe prindërit e mi janë marrur gjtihnjë me politikë. Për shembull, nëna ime me vite te tera merret me politike. Por, dallimi mes nenes sime dhe mua eshte aty, se ajo merret me politike kombëtare, kurse une zvicerane dhe universale, natyrisht gjithnje duke pasur ne zemër kombin tim.. Kështu që kam shumë njohuri edhe në këtë fushë, sepse nuk thonë rastesisht me ke rrinë, ashtu edhe bëhesh. Unë, se fundit pas modelimit, jam marrur më tepër me kulturë dhe art, kam luajtur edhe ne nje film francez si aktore…” , ka thënë Kështjella Pepshi për “Presheva jonë” në Zvicër.

Kështjella Pepshi

Sipas Pepshit “sikur  Zvicra do ishte pjesë e Ballkanit, unë nuk do të doja të hyja në politikë. Zgjedhja ime për të hyrë në politikën zvicerane nuk është e rastësishme. Se pari, politika  zvicerane mue me pelqen personalisht i cili vend nese nuk do te posedonte shume vlera demokratike sigurisht nuk do të merrej si shembull për botën per tolerancë dhe demokraci. Pastaj, me angazhimin tim në politike në Zvicër unë përpiqem për të “kthyer nje borxh”…, kontributit të madh të Zvicrës në Kosovë, vendin tim te origjinës. Gjëja më e rëndësishme për mua në politikë është të ndihmojë e varfër, njerëzit e pastrehë dhe për të promovuar integrimin më të mirë dhe luftën kunder kriminelëve dhe krimit të organizuar…”

Kështjella Pepshi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura