“Mirënjohje SHBA-ve”/ Idiriz kujton 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi: Rikonfirmojmë orientimin gjeopolitik drejt perëndimit

Mar 24, 2021 | 9:32
SHPËRNDAJE

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kujtuar 22-vjetorin e sulmeve të NATO-s në ish-Jugosllavi. Në një deklaratë, Idrizi thotë se për këtë duhet t’i jemi mirënjohës SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s.

idrizi

Ai shprehet se ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit.

“Sot bëhen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.  Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, dhe zgjatën 78 ditë. Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e saj të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë, trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë, duke çliruar njëherë e mirë bashkëkombësit tanë nga sundimi shekullor i Beogradit. Ne jemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe partnerëve të tjerë të NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm sikurse jemi krenar që bëjmë pjesë në aleancë prej 12 vjetësh. Ky është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë”, thuhet në deklaratën e Idrizit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura