Ministrja Spiropali merr në mbrojtje patronazhistët: Pa ata një parti është si magazinë pa inventar! S’mund të vish kurrë në pushtet pa këtë sistem

Oct 27, 2021 | 13:29
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ekonomisë ku prezantoi projektligjin e propozuar prej saj mbi “Bashkëqeverisjen”, u ndal dhe tek përdorimi i patronazhistëve në zgjedhje.

Spioropali e mori në mbrojtje sistemin e patronazhimit dhe theksoi se një parti politike pa patronazhistë është si një magazinë pa inventar. Madja ministrja shkoi dhe më tej ku i sugjeroi dhe kryedemokratit Basha që ta ndërtojë një sistem të tillë.

“Për gjobat që mund të ketë keqkuptime, në fakt nuk ka se nuk gjobiten 2 herë nënpunësit. Për gjobat janë afatet administrative të agjensisë për këtë ligj. Gjobiten institucionet nëse nuk kthejnë përgjigje sipas afateve, por jo hetim apo mbajtje përgjegjësie. U ngrit çështja e autonomisë vendore, nuk ka shkelje të parimit sepse organet e qeverisjes vendore e ruajnë diskreticionin të bashkëpunojnë apo jo dhe kanë të drejtë të vendosin kushte.

Dhe zyrat me marrëdhënien me publikun krijojnë databazën.  U ngrit këtu çështja e kofidencialitetit të të dhënave. Po ç’lidhje ka një sistem partie që duhet ta kishit dhe ju dhe shpresoj që zoti Basha të ketë menduar për këtë si udhëheqës partie që është.

Në kohë zgjedhjesh patjetër partitë kanë një listë patronazhimi, kush i voton, kush nuk i voton, se ndryshe janë magazinë pa inventor që nuk i fitojnë kurrë zgjedhjet.

Ky ligj respekton parimin e kofidencialitetit dhe është vetëm një menaxhues të dhënash që bëhet sipas ligjit”, u shpreh Spiropali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura