Ministrja Manastirliu bën bilancin: Mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar kundër koronavirusit. Ja apeli i saj për qytetarët

Jul 21, 2021 | 21:40
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se mbi 1 milion e 90 mijë shqiptarë janë vaksinuar në total kundër koronavirusit. 

ogert1

Përmes një statusi në rrjetet sociale ministrja tregon se vetëm ditën e sotme janë kryer në total 13 mijë vaksinime. Ajo thekson se vetëm përmes vaksinimit mund të frenohet përhapja e koronavirusit.

Statusi i Manastirliut

VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,095,453 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik

Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

***Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit.

#VaksinimiShpëtonJetë

#ShqipëriaBuzëqesh

ogerta 2 ogerta 3 ogerta 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura