Ministrja e Shëndetësisë zbulon shifrën: Ja sa qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-Covid

May 14, 2021 | 9:12
SHPËRNDAJE

Në vendin tonë deri tani janë 192 mijë qytetarë, të cilët i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

manastirliu

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook thotë se në gjithë Shqipërinë janë kryer 638,338 vaksinimeve.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë që përqindja e zbulimit të rasteve të reja në raport me tamponët e kryer është në pragun e saj më të ulët. Një tregues domethënës në uljen e ndjeshme të transmetueshmërisë së virusit.

Nga 2596 testime të kryera ditën që shkoi, rezultuan me Covid-19 vetëm 45 prej tyre, ose më pak se 2 për qind. Ata u përkasin zonave të ndryshme në një hartë që sa vjen e tkurret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura