Ministrja e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer sot! Deri tani në gjithë vendin…

May 15, 2021 | 21:08
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar të dhënat sa i takon vaksinimeve. Me ane të një postimi ne rrjetet sociale ajo njoftoi se vetëm sot janë vaksinuar 11.121 persona.

Ndërsa që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë kryer 664.452 vaksinime në total, teksa objektivi i qeverisë është që të arrihet në 1 mln shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit.

vaksinime

SITUATA SOT

Kjo është dita e dytë që në spitalet Covid nuk raportohet asnjë pacient i intubuar. Në njoftimin e sotëm, ministria e Shëndetësisë raportoi për 83 pacientë të cilët po marrin trajtim, nga të cilët 7 janë në terapi intensive.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë betejën me Covidin nuk e kanë fituar dot dy qytetarë, një nga Shkodra dhe një nga Gjirokastra.

RASTET POZITIVE

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

APELI I MINISTRISE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura