Ministria, me ligjin e ri lejohet edhe alterteksti

May 21, 2015 | 14:26
SHPËRNDAJE

Dëgjesat e shumta në komisionet parlamentare lidhur me ndryshimet që do të pësojë arsimi parauniversitar në vend kanë bërë që Ministria e Arsimit të reflektojë nga varianti fillestar i paraqitur. Pas tërheqjes për mënyrën e emërimit dhe largimit të mësuesve nga puna, në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Edukimit, MAS bëri lëshim edhe për reformën drejt një teksti unik, duke kufizuar alternativat e teksteve për një lëndë mësimore.

Dje në Komisionin e Medias

Neni 47 i ndryshuar thotë shprehimisht: “Tekstet për nxënësit janë alternative, numri i alternativave të teksteve shkollore kufizohet në jo më shumë se tri alternativa për çdo lëndë ose fushë të të nxënit, sipas klasave për të gjitha shkollat.” Me gjithë lëshimet e MAS, komisionerët e opozitës mbeten sërish të pakënaqur, duke pretenduar se ligji duhej të sqaronte mekanizmin se si një shkollë duhej të përzgjidhte një nga tri alternativat e paraqitura. “Lidhur me nenin 47, pika 1, ajo që mbetet e paqartë është se si një shkollë do të marrë një nga tri alternativat e miratuara.Do të jetë mbi bazë shkolle apo ndonjë procedurë tjetër”, theksoi kryetari i Komisionit, Genc Pollo. Një tjetër pikë e debatueshme ishte komisioni për emërimin dhe largimin e mësuesve.

Relatorët e MAS këmbëngulin për rolin e madh që duhet të kenë prindërit në komisionin e vlerësimit, duke iu dhënë mundësi edhe për të propozuar shkarkimin e mësuesve. “Drejtori i institucionit arsimor publik fillon procedurën e largimit të mësuesit edhe me kërkesë të prindërve dhe vendos largimin pasi konsultohet me përfaqësues të prindërve të institucionit arsimor”, thuhet në relacionin e fundit paraqitur komisionit. Por, edhe kjo pikë, sipas komisionerëve të djathtë mbetet e pasqaruar mirë në projektligj, i cili citon se kompetenca përfundimtare për të shkarkuar një më- sues sërish mbetet në dorë të drejtorit të institucionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura