MInistria jep të dhënat zyrtare: Asnjë rast me koronavirus, 3 testet e reja dolën negative

Feb 29, 2020 | 9:20
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe ne vendet fqinje vijon te rritet numri i te prekurve nga koronavirusi, Shqiperia nuk ka ende asgje rast deri paraditen e sotme.

koronavirus-rinas12

Lajmin e ka dhene Ministrja e Shendetesise, duke njoftuar se jane testuar në total 26 raste te dyshuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Kujtojme se nje dite me pare u njoftua se në të gjitha strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit nisi shpërndarja e 1.2 milion maskave shtesë, përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rialokuar një fond shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura