Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2 raste të reja në 24 orët e fundit

Jun 20, 2021 | 16:59
SHPËRNDAJE

Asnjë humbje jete dhe vetëm dy raste të reja me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.

infektivipaciente (13)

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë.

Po ashtu, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd.

Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (20 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1693

Testime totale 775,950

Raste pozitive 132,490

Raste të shëruara 129,918

Raste Aktive 118

Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 31

Durrës 12

Berat 10

Lezhë 7

Elbasan 6

Dibër 3

Gjirokastër 2

Kukës 2

Korçë 1

Fier 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura