Ministri që zëvendëson Bushatin, çfarë shkruan media greke për Gent Cakajn: Vetëm 30-vjeç dhe …

Jan 7, 2019 | 12:47
SHPËRNDAJE

Zgjedhja e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, per t’i besuar Ministrine e Jashtme, Genti Cakajt, nuk ka mbetur pa u komentuar ne median greke.

caka rama

“Protothema” i ka kushtuar nje artikull sot te zgjedhur te Rames per ministrine per Evropen dhe Punet e Jashtme, me titull  “Vetëm 30 vjeç dhe kosovar, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë”.

“Gent Caka premton të sjellë “rinovim” tek qeveria Rama”- shkruan media greke, teksa kujton ‘zhurmen’ dhe debatin qe u be ne vendin tone pas kesaj zgjedhjeje.

caka

“Kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë Ditmir Bushatin me një kosovar 30-vjeçar. Siç tha vetë kryeministri shqiptar gjatë prezantimit, Gent Cakaj do të jetë figura që do sjellë rinovimin në qeveri. Këshilltari i deritanishëm i Ramës në postin e ri ka ngjallur mjaft debate, pasi janë të shumta zërat që vënë në dyshim aftësitë e tij për këtë post”- shkruan gazeta greke.
cakaprotothema

Artikulli vijon me tej me deklaraten e bere nga vete Rama, ne takimin e fundvitit me median, kur deklaroi per ministri e ri te zgjedhur se  “ai ka lexuar shumë më tepër libra sesa fjalë thoni ju kundër tij”.

“Cakaj ka studiuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari, ka dy diploma Bachelor dhe tre diploma master në Filozofi, Shkenca Politike dhe Juridik. Para këtij posti ishte ministër plotësues kompetent për BE-në, një arsye që prej shumicës posti i kryediplomatit konsiderohet “mesazh” i Shqipërisë për kthesën europiane të vendit”,- shkruan Protothema.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura