Ministri i Jashtëm nis vizitën zyrtare në Kroaci, takon kryeministrin Plenkoviç/ Igli Hasani: Na kanë dhënë mbështetje drejt integrimit në BE

Apr 23, 2024 | 10:02
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën  dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zagreb ku takimin e parë e ka zhvilluar me kryeministrin, Andrej Plenković.

hasani plankovic

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani ka falënderuar kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.

Gjatë takimi, Hasani tha se presin bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“E fillova vizitën time zyrtare në Kroaci me një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Andrej Plenković.

Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian.

Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkruan Hasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura